22 Dhjetor
VMRO-DPMNE-ja opozitare në çdo moment pritet të fillojë Kongresin e 16, ku delegatët e saj duhet të zgjedhin pasardhësin e Nikolla Gruevskit. Hristijan Mickoski është kandidati i vetëm për kryetar të VMRO-DPMNE-së. Kështu ka vendosur Komiteti Qendror i kësaj partie. Ndërkohë mësohet se deputetët të cilët kërkuan shtyrjen e kongresit, Ilija Dimovski, Trajko Veljanovski dhe Antonio Milloshoski do ta bojkotojnë punën e këtij kongresi, sepse sipas tyre, mbajtja e kongresit me vetëm një kandidat dëmton imazhin e partisë.

