23 Dhjetor
Delegatët e VMRO-DPMNE-së në kongresin e jashtëzakonshëm të partisë që po mbahet këto dy ditë në Vallandovë, liderin e deritashëm Nikolla Gruevski është zgjedhur si lider nderi i partisë. Kjo përzgjedhje e Gruevskit erdhi menjëherë pas fjalimit të tij në kongres ku shpalli dorëheqje të parevokueshme nga lideri i partisë. Pas kësaj delegatët votuan që ai të shpallet si kryetar nderi i VMRO-DPMNE-së. Përzgjedhja e Gruevskit u bë pa asnjë votë kundër.

