21 Dhjetor
Qindra qytetarë të Manastirit dje ishin pjesë e hapjes së madhe të marketit “Xhambo” në këtë qytet, që është i katërti i këtij lloji që kompania “Veropulos” hap në vend. Investimi më i ri i kësaj kompanie vjen pas tre marketeve paraprake në Shkup, Manastir dhe Tetovë. Investimi ka kushtuar mbi 1 milion euro. Në këtë market do të punësohen 36 persona, me çka numri i përgjithshëm i të punësuarve në zinxhirin Veropulos në vend do të arrijë 1050. Nga menaxhmenti i kompanisë theksojnë se brendi “Xhambo” tashmë është etabluar në treg, ndërsa numri i konsumatorëve rritet çdo vit.

