21 Dhjetor
Ministria e Brendshme, ajo e Shëndetësisë, e Bujqësisë dhe Ministria e Arsimit ishin institucionet më jotransparente në vend gjatë vitit të kaluar. Kjo u bë e ditur nga “Rrjeti i transparencës, llogaridhënies dhe integritetit në prokurimet publike”. Sipas këtij raporti institucionet e lartpërmendura kanë harxhuar 75% të mjeteve nga gjithsej 21 institucionet e vëzhguara, respektivisht rreth 128 milion euro. Ndërkohë sipas Qendrës për komunikimi qytetare përqindja e lartë e mjeteve të harxhuara në mënyrë jo-transparente lë hapësirë për dyshime për korrupsion.
Gjithsesi se kjo situatë e prokurimeve publike që e kemi pasur vitet e kaluara e bën të domosdoshme nevojën për ndryshime serioze jo vetëm në nivel sistemor, por edhe në nivel institucional. Bazuar në përvojën dhe konsultimet me të gjithë pjësëmarrësit në prokurimet publike kuptuam realisht se nuk do të mjaftojë edhe sikur të sillej një ligj ideal që do t’iu përgjigjej nevojave të atyre që I realizojnë tenderët dhe atyre që marrin pjesë në to. është e nevojshme një qasje më ndryshe e vetë institucioneve ndaj prokurimeve publike, që nënkupton të dilet edhe jashtë kornizave të Ligjit për prokurime publike – deklaroi Sabina Fakiq, Qendra për komunikime qytetare.
Alsat-M

