20 Dhjetor
Kërkesa e qytetarëve që të mos pagujanë faturat për sistemin e ngohjes ndërkohë që janë të shkyqur nga ky sistem, u hodh poshtë sot nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Kjo do të thotë që qytetarët janë të detyruar të paguajnë faturat edhe pse janë të shkyqur nga ky sistem. Rreth 12 mijë amvisëri të shkyqur nga sistemi për ngrohje çdo muaj paguajnë shuma të mëdha prej 500 deri 1200 denar varësisht nga sipërfaqja e banesës. Qytetarët tanime disa vitë protestojnë para Komisionit Rregullatorë për Energjetik kundër këtij vendimi, gjithashtu qytetarët e shkyqur nga BEG paralajmëruan edhe një sërë padish tek Gjykata Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në Strazburg.

