Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira, në pjesët perëndimore me reshje të dëborës. Do të fryjë erë mesatare nga drejtim i verior dhe veriperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej -1 deri 6 gradë. Më ftohët në mëngjesin e sotëm në orën shtatë ka qenë në Mavrovë me temperaturë të matur -7, pastaj vijon Krusheva me -5, Pozharani dhe Gjurishta me -3, Berova dhe Topollpani me -2 dhe Dibra me -1. Shtresë e dëborës më e lartë është në Dibër dhe arrin 10 centimetra, 9 në Mavrovë, 8 në Pozharan, 6 në Krushevë, 2…
Author: almakos
17 Dhjetor Ministria e Financave ka dy vite që nuk ka reflektuar në kërkesën e Drejtorisë së Doganave për kalim të lirë të mallrave në pikën kufitare Jazhincë-Glloboqicë. Për këtë arsye, bizneset e Fushës së Pollogut që eksportojnë mall në Kosovë duhet të bëjnë 100 kilometra rrugë për të arritur në terminalin doganorë të Bllacës. Zëvendës drejtori i Doganave të Maqedonisë, Lavdrim Veliu thotë se tranzitimi i lirw i mallrave pwr Kosovw dhe anasjelltas, mbetet peng i Ministrisë së Financave e cila duhet ta shqyrtojë kërkesën qw e kanw pranuar dy vite më herët, dhe me pas të njëjtën ta…
17 Dhjetor Shoqata të ndryshme për mbrojtën e kafshëve sot kanë protestuar para Kuvendit të Maqedonisë, duke kundërshtuar ashpër helmimin e qeneve që bëhet ditëve të fundit në pjesë të ndryshme të Shkupit. Aktivistët thonë se qëllimi i protestës është që të rritet vetëdijesimi i qytetarëve dhe institucioneve që të mos hedhin helme në rrugë, pasi sipas tyre edhe kafshët meritojnë të jetojnë. “Duhet të ndërpritet hedhja e helmimi dhe të ketë pak njerizim tek popullata, mendoj e se helmimin bëjnë persona por edhe në mënyrë të organizuar për shkak se ë një periudhe kohore u helmuan shumë në Shkup;,…
17 Dhjetor Neurokirurgu Venko Filipçe është propozimi i LSDM-së për Ministër të ri të Shëndetësisë që do të dorëzohet nesër në Kuvend. Ky vendim është marrë nga Socialdemokratët edhe pse partneri i tyre i koalicionit, Ziadin Sela deri të mërkurën nuk do të kthehet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aleanca për Shqiptarët ende nuk ka vendosur nëse do e pranojë ose jo postin e Zv/kryeministrit për Reforma. Organet e kësaj partie do të mblidhen javën e ardhshme kur dhe pritet te merret vendimi përfundimtar. Megjithatë, partia e Selës shprehet e gatshme për të vazhduar rrugën në zbatimin e reformave…
17 Dhjetor Teleferiku në Kodrën e Diellit, pritet të jetë gati muajin e ardhshëm. Një zhvillim i tillë vjen pas sigurimit të lejeve nga Ministria e Transportit dhe e Ekologjisë për të kompletuar të gjithë projektin dhe përfundimin e punimeve të nisura tre vite më parë. Kjo u bë e ditur nga drejtuesi i Nismës, “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” Hamdi Sulejmani pasi takimit me drejtorin e ri të ndërmarrjes “Elem Turs”, Nikolla Karovski. Shpresojmë se nga janari do ketë zhvillim të ri rreth atij projekti për realizimin e tij, por ia lëmë kohës të shohim se çka konkretisht do…
Në tabelën e matjeve të ndotjes në faqen e ministrisë së Ambientit Jetësor, kryeson rrethi i gjelbër i cili tregon se cilësia e ajrit është kualitative. Gjendje e njëjtë paraqitet në gjithsej 17 stacionet matëse të ministrisë së Ambientit. Kushtet klimatike që përfshinë vendin nga mbrëmja e së premtes, kanë ndikuar në pastrimin ajrit të ndotur. Meteorologët sigurojnë se moti që do të mbizotërojë javës së ardhshme, do të eliminojë në masë të madhe prezencën e deritanishme të grimcave helmuese. Parametrat meteorologjik që do të përfshinë vendin ditëve në vazhdim do të jenë të favorshme për sa i përket ndotjes…
Nesër mbahet seancë për rastin “Shuplakat”, ku të akuzuar janë ish kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski edhe nëntë persona të tjerë. Gruevski dhe Janakieski gjykohen bashkë, pasi që dy të akuzuar tjerë të rastit “Shuplakat” në seancat paraprake e kanë pranuar fajin. Pas pranimit të fajit nga dy të akuzuarit Jordan Ristevski dhe Tomisllav Llazarov, gjykatësja Tatjana Mihajllova e ka veçuar procedurën për ata. Nesër po ashtu mbahet seancë për rastin “Trajektorja” në të cilën 4 funksionarë të Qeverisë së VMRO-DPMNE-së dyshohet se kanë ndërmarrë veprime me të cilat janë…
Komunikacioni në rrugën rajonale Dibër-Strugë në afërsi të fshatit Xhepishtë për shkak të rrëshqitjes së dheut po realizohet vetëm në një korsi në një gjatësi prej 20 metrave. Është vendosur edhe sinjalizimi në vendin e ngjarjes. Ndërsa zvogëlim të dukshmërisë për shkak të mjegullës nga 50 deri 100 metra ka në Strazhë, Pletvar dhe Shtip-Negotinë.Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë të lagështa ndërsa në Kodrën e Diellit po bie borë.
Gazeta britanike “The Gardian” në artikullin e titulluar “Maqedonia thotë se duhet të inkuadrohet në BE që ta pengojë autoritarizmin” shkruan për situatën aktuale në vend dhe përpjekjet për integrim në strukturat euroatlantike., përcjell Almakos. “Përpjekjet për promovim të politikës liberale në Ballkan do të ndërpriten në qoftë se Maqedonisë nuk i ofrohet mundësi e fuqishme për anëtarësim në NATO dhe BE vitin e ardhshëm. Teksti mban citime nga intervista me Zëvendëskryeministren dhe Ministrin e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, duke iu përgjigjur pyetjeve rreth perspektivave euro-atlantike të Maqedonisë dhe mosmarrëveshjen e emrit me Greqinë. ‘Viti i ardhshëm është vendimtar. Ne duhet…
Mbledhja e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë është moment historik, vlerëson ish-ambasadori Muhamet Halali. Ai thotë se nënshkrimi i djeshëm i marrëveshjeve për bashkëpunim në infrastrukturë, ekonomi, siguri, kulturë dhe arsim mes dy shteteve, nuk janë kamuflim, pasi që kjo është mënyra e vetme e lehtësimit të rrugës për integrim në NATO dhe BE. Sipas diplomatit Halili, rregullimi i marrëdhënieve ndër fqinjësore sidomos ai me Shqipërinë, është i paevitueshëm për përmbushjen e kriterit për fqinjësi të mirë. Benifitet janë të shumëfishta sepse së pari herë ndodhë një ngjarje e tillë që mund ta quajmë historike. E dyta Republika e…
16 Dhjetor Pas një viti çdo familje do të mund të zgjedhë nga cila kompani do të blejë energji elektrike. Kjo është një nga ndryshimet kryesore që duhet ti sjellë ligji i ri për energjetikë. Nuk dihet se sa kompani do të paraqiten para qytetarëve me oferta konkrete dhe pako për furnizim me energji elektrike, apo sa do të jetë konkurrenca e madhe, apo e vogël në këtë treg, e cila tani është në duart e EVN-së. Çdo familje do mund të zgjedhë pakon që i përshtatet asaj, ngjashëm siç është tani me shërbimet e telekomunikacionit. Si do të dakordohen…
16 Dhjetor Frika se identiteti maqedonas është kërcënuar, do të largohet me zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, tha Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov. Në një intervistë për emisionin “360 Gradë” në Alsat, ai theksoi se nuk mund të pranohet asgjë që do të ishte keq, sa për të pasur një zgjidhje. Ai pret që ndërmjetësi Methju Nimic të dalë me një ofertë konkrete për këtë problem, kur të vlerësojë se çfarë mund të jetë objekt i diskutimeve të hollësishme. Dimitrov para takimit me Nimicin ka pasur takim me një përfaqësues të VMRO – DPMNE-së. Ai nuk dha më…

