Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira, në pjesët perëndimore me reshje të dëborës. Do të fryjë erë mesatare nga drejtim i verior dhe veriperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej -1 deri 6 gradë.
Më ftohët në mëngjesin e sotëm në orën shtatë ka qenë në Mavrovë me temperaturë të matur -7, pastaj vijon Krusheva me -5, Pozharani dhe Gjurishta me -3, Berova dhe Topollpani me -2 dhe Dibra me -1.
Shtresë e dëborës më e lartë është në Dibër dhe arrin 10 centimetra, 9 në Mavrovë, 8 në Pozharan, 6 në Krushevë, 2 në Tetovë, 1 në Topollçan.
Nesër moti do të jetë me diell dhe i ftohtë me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare veriperëndimore. Rajoni i Maqedonisë do të gjendet në masë të ftohët dhe të thatë, ashtu që do të mbisundojë mot i qëndrueshëm dhe i ftohtë me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe të ditës. Temperatura e mëngjesit të mërkurën, ndërsa veçanërisht të enjten në vende-vende do të ulet edhe nën -10, ndërsa ato të ditës do të jenë në interval prej -2 deri 5 gradë.

