Author: almakos

15 Dhjetor Shumica parlamentare vendosi sot në rend dite emërimin kryeprokurorit të ri por votimi nuk u zhvillua për shkak të mungesës së numrit të mjaftueshëm të deputetëve të shumicës për të kaluar Lubomir Jovevskin i i cili në potin e prokurorit republikan duhet të zëvendësoj, Marko Zvërlevskin. LSDM i bëri thirrje partisë më të madhe opozitare që t’i kthehen në Kuvend ndërsa sa i përket kandidatit për prokuror, Frosian Remenski tha se sfidat kryesore të Jovevskit do të jenë përballja me problemet e shumta të trashëguara nga Zvërlevski Më vjen keq që opozita nuk merr pjesë në këtë debat…

Lexo më Shumë

15 Dhjetor Ministria e Ambientit Jetësor dhe ajo e Shëndetësisë janë të detyruar që t’i lirojnë nga puna gratë shtatzëna, personat më të vjetër se 60 vjec, personat me astmë kronike. Pashtu personat që punojnë në ambiente të hapura të riorganizojnë orarin dhe të punojnë vetëm nga ora 11 deri në 17. Të sigurohen kushte për aktivitete më të shtuara të ndihmës së shpejtë. Njësitë e vetëqeverisjes lokale janë të detyruar që të zvogëlojnë çmimin e biletave të autobusëve dhe të heqin pagesën ditëve kur ndotja do të jetë jashtë normave, pastrim i përditshëm i rrugëve dhe zmadhimin e kontrolleve…

Lexo më Shumë

Si rezultat i ndotjes së ajrit, rritet dukshëm numri i pacientëve në Klinikën e Pulmologjisë dhe Spitalin e Fëmijëve “Kozle”, ku përveç Shkupit, pacientë janë edhe fëmijë nga qytete e tjera, kryesisht nga Tetova e Kumanova, qytete këto që përballen gjithashtu me ndotjen e ajrit. Kuptohet që ndryshimet e motit kanë vështirësuar punën tonë, në këtë ka ndihmuar edhe mjegulla që u paraqit në Shkup. Sigurisht se më të prekur nga e gjithë kjo gjendje janë fëmijët, për momentin në spital janë të shtrirë 79 fëmijë dhe 42 nëna. Akoma nuk është plotësuar kapaciteti i plotë i spitalit, në nuk…

Lexo më Shumë

15 Dhjetor Instituti i të Drejtave të Njeriut në raportin mbi monitorimin e Këshillit Gjyqësor shënon përmirësim minimal në transparencën dhe llogaridhënien e këtij organi. Megjithatë, raporti tregoi se në segmente të caktuara të Këshilli nuk ishte aq transparent. Kjo është për procesverbalet e mbledhjeve të cilat nuk janë shpallur publikisht, dhe raportet nga mbledhjet e mbajtura kanë qenë pa informacione të detajuara. Analiza tregoi se ka përmirësim në publikimin e informacioneve për kandidatët të cilët kanë aplikuar për pozita më të larta gjyqësore, dhe vërehet ndryshim në mënyrën e përzgjedhjes dhe avancimit të gjyqtarëve. Më parë zgjidheshin ata që…

Lexo më Shumë

15 Dhjetor Me reformën e propozuar në sistemin e sigurisë krijohet një qendër e re e vendosjes. Ajo do të jetë Qendra operative-teknike që do ta zëvendësojë DSK-në, thonë organizatat civile. Sipas tyre, zgjidhjet ligjore nuk janë në përputhje me rekomandimet e prioriteteve urgjente për reforma të përshkruara në raportin e Pribesë. Sipas këtij dokumenti, shteti duhet të ketë qasje në komunikimet e qytetarëve vetëm me urdhër të Gjykatës dhe përmes operatorëve të telekomunikacionit, dhe të mos marrë përsipër trafikun e tërë telekomunikacionit, dhe pastaj të vendosë se cili qytetarë të ndiqet. Pajisjen e njëjtë të cilën e ka në…

Lexo më Shumë

15 Dhjetor Përkundër të dhënave alarmante për ndotjen e ajrit në Shkup, qytetarët nuk heqin dorë nga përdorimi i makinave. Qytetarët e anketuar nga Alsat M kërkojnë regjim të posaçëm për qarkullimin e veturave dhe përdorimin e transportit publik. “Do të duhet të kishte po s’ka kush ta bëjnë një gjë të tillë , do të duhet veturat të largohen nga komunikacioni, pasi që ata që nuk kanë vetura me çka do të lëvizim nëse s’ka autobusë” “Do të duhet të largohen veturat, dhe jo sistemi çift tek, siç ishte mjegulla dje do të duhet të largojnë veturat, vetëm me…

Lexo më Shumë

15 Dhjetor Sikur për zhvillimet tjera politike, ashtu edhe për ndotjen e ajrit partitë po shkëmbejnë akuza të ndërsjella varësisht pozicionit të tyre. LSDM-ja në pushtet po kritikohet për paaftësinë e menaxhimit të situatës me ajrin e ndotur. Megjithatë një gjë të tillë e kishte bërë edhe vetë kjo parti derisa ishte në opozitë. Gjatë viteve të kaluara, kur niveli i ndotjes së ajrit arrinte majat, LSDM-ja akuzonte partitë në pushtet, VMRO DPMNE-në dhe BDI-në se nuk mbanin llogari për shëndetin e qytetarëve dhe se nuk kishin strategji për sigurimin e ajrit të pastër. Ndërsa kur sot kritikohet akuzon partitë…

Lexo më Shumë

15 Dhjetor Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeminsitri Ramush Haradinaj, nis përgatitjet për mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Maqedonisë dhe për këto përgatitje autorizoi sot zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj. Përgatitjet nisin pas vizitës në Kosovë të martën e kësaj jave të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili ka ftuar kryeministrin Haradinaj që në fillim të vitit të ardhshëm ta vizitojë Maqedoninë si dhe për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive. Kjo do jetë mbledhja e parë e qeverisë së Kosovës me qeverinë e Maqedonisë, ndërsa vizita e Zaev ishte e para e një kryeministri të Maqedonisë…

Lexo më Shumë

15 Dhjetor Seanca e Kuvendit në të cilën në rend dite ishte Propozim-buxheti i plotësuar për vitin 2018 sot është zhvendosur për më 22 dhjetor. Në vend të saj, është caktuar vazhdimi i seancës së 22-të në të cilën duhet të emërohet prokurori publik, si dhe të shqyrtohen ligjet reformuese për gjyqësinë. Qeveria më 7 nëntor i propozoi Kuvendit për prokuror publik të Republikës së Maqedonisë të emërohet Lubomir Joveski, anëtar i Këshillit të prokurorëve publikë. Në shpalljen që e publikoi Qeveria më 14 shtator, për prokuror publik shtetëror u paraqitën 23 kandidatë. Pas paraqitjes së kandidatëve, Këshilli i prokurorëve…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Shkupit edhe sot janë zgjuar në smog dhe mjegull. Stacionet matëse edhe sot kanë regjistruar nivel të lartë të ndotjes së ajrit. Ndotje më e lartë është regjistruar në Rektorat, Karposh, Qendër, Lisiçe, Milladinovci dhe Gazi Babë. Një ditë më parë Shkupi preku majën e listës botërore për nga ndotja e ajrit, duke lënë pas vetes qytetet Kalkuta të Indisë, Daka të Bangladeshit e shumë metropole tjera botërore të njohura për nga ndotja. Matjet në Shkup tregojnë 376 mikrogram grimca kancerogjene për metër kub, shifër kjo e cila është e mjaftueshme që kryeqyteti i vendit të rangohet në…

Lexo më Shumë

14 Dhjetor Mbledhja e parë e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë do të zhvillohet në Pogradec ditën e premte. Lajmi është konfirmuar nga qeveria shqiptare, e cila përmes një njoftimi thotë se të dy kabinetet do të takohen në orën 14:30. Dy orë më vonë, sipas agjendës, dy Kryeministrat, Rama dhe Zaev do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp. Siç njofton qeveria shqiptare, në fokus të bisedimeve do të jetë përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe përmes bashkëpunimit të shtuar në fushën e infrastrukturës, ndërtimi i korridorit 8, intensifikimi i shkëmbimit të mallrave dhe shërbimeve…

Lexo më Shumë