15 Dhjetor
Përkundër të dhënave alarmante për ndotjen e ajrit në Shkup, qytetarët nuk heqin dorë nga përdorimi i makinave. Qytetarët e anketuar nga Alsat M kërkojnë regjim të posaçëm për qarkullimin e veturave dhe përdorimin e transportit publik.
“Do të duhet të kishte po s’ka kush ta bëjnë një gjë të tillë , do të duhet veturat të largohen nga komunikacioni, pasi që ata që nuk kanë vetura me çka do të lëvizim nëse s’ka autobusë”
“Do të duhet të largohen veturat, dhe jo sistemi çift tek, siç ishte mjegulla dje do të duhet të largojnë veturat, vetëm me autobus ose me veturë me kusht që të jenë katër ose pesë persona”
“Veturat çdo herë ju duhen dhe për atë janë duke i shfrytëzuar , sigurisht askush nuk i shfrytëzon pa nevojë dhe nafta nuk është lirë , ajri çdo herr ka qenë i ndotur edhe do të jetë”
Një regjim në komunikacion kërkojnë edhe shoferët. Një regjim i posaçëm në komunikacion, sipas tyre do të ulë dukshëm nivelin e ajrit të ndotur.
“Veturat duhet të ndalojnë ne duhet të punojmë, autobusët dhe taksistët do të duhet të punojnë”
“Absolutisht do të duhet të ketë , pa asnjë dyshim”.
Si pasojë e mjegullës edhe sot në aeroportin e Shkupit janë anuluar fluturimet e para, ndërsa vetëm një fluturim është riorientuar në aeroportin e Prishtinës. Dukshmëri është zvogëluar prej 50 deri në 100 metra në akset rrugore Shkup- Katllanovë dhe Shkup-vendkalimi kufitar Bllacë.
Senat Zylbehari

