15 Dhjetor
Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeminsitri Ramush Haradinaj, nis përgatitjet për mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Maqedonisë dhe për këto përgatitje autorizoi sot zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj.
Përgatitjet nisin pas vizitës në Kosovë të martën e kësaj jave të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili ka ftuar kryeministrin Haradinaj që në fillim të vitit të ardhshëm ta vizitojë Maqedoninë si dhe për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.
Kjo do jetë mbledhja e parë e qeverisë së Kosovës me qeverinë e Maqedonisë, ndërsa vizita e Zaev ishte e para e një kryeministri të Maqedonisë në Kosovë.

