Si rezultat i ndotjes së ajrit, rritet dukshëm numri i pacientëve në Klinikën e Pulmologjisë dhe Spitalin e Fëmijëve “Kozle”, ku përveç Shkupit, pacientë janë edhe fëmijë nga qytete e tjera, kryesisht nga Tetova e Kumanova, qytete këto që përballen gjithashtu me ndotjen e ajrit.
Kuptohet që ndryshimet e motit kanë vështirësuar punën tonë, në këtë ka ndihmuar edhe mjegulla që u paraqit në Shkup. Sigurisht se më të prekur nga e gjithë kjo gjendje janë fëmijët, për momentin në spital janë të shtrirë 79 fëmijë dhe 42 nëna. Akoma nuk është plotësuar kapaciteti i plotë i spitalit, në nuk do ta lejojmë një gjë të tillë, po mundohemi sa më shpejtë të shërohen fëmijët dhe ti lëshojmë në shtëpi. Gjithashtu edhe të gjitha kapacitetet e spitalit ditor janë të aktivizuara- thotë Angelço Andonovski, Spitali “Kozle”.
Në Pulmologji për dallim nga viti i kaluar, në të njëjtën periudhë është rritur për 30 pacintë më shumë numri total i tyre. Drejtori i Klinikës Dejan Dokiç tha për Alsat-M se shumë pacientë rikthehen për hospitalizim, vetëm një javë pas lëshimit të tyre në shtëpi.
Dalin prej këtu me infeksion të qetësuar që nënkupton se infeksioni nuk mund të jetë shkak për një hospitalizim të serishëm. Gjithashtu edhe numri I kontrolleve në ambulancë është rritur, sot ndoshta moti është më mirë por koncentrimi i ajrit të ndotur është i njëjtë, vetëm mjegulla është ngritur. Presim edhe më tutje që të rritet numri I pacientëve, kemi bërë të gjitha përgatitjet në ambulancën tonë prioritare dhe nëse paraqitet nevoja do të hapim edhe një tjetër ambulancë. 20 deri në 30 pacientë kemi më shumë krahasuar me periudhën ne njëjtë të vitit të kaluar- deklaroi Dejan Dokiç, Klinika e Pulmologjisë.
Në oborrin e klinikave qytetarët me shpejtësi kryenin obligime e tyre, me qëllim shmangien e ajrit të ndotur.
Bashkëshortin e kam në spital, ka probleme me mushkëritë, tani duhet ta nxjerr nga spitali, nuk e di si do e dërgoj në shtëpi”
Sot e kisha patjetër të dal prandaj edhe vendosa maskën. Po ndjehem e lodhur dhe kam dhimbje në fyt. Duhej ti merrja rezultatet prandaj edhe dola. Nëse asgjë tjetër të mbajmë një maskë të këtillë- ankohen pacientët.
Mjekët rekomandojnë mbajtjen e maskave speciale me filtër që mbrojnë nga grimcat kancerogjene duke përkujtuar se maskat e thjeshta nuk ndikojnë aspak në mbrojtjen e organizmit nga këto grimca. Mjekët rekomandojnë këto masa: Përdorim të ushqimit të shëndetshëm dhe vitaminës C stërvitjet të kryhen në parqe dhe jo në ambiente përreth rrugëve dhe atë herët në mëngjes ose vonë në mbrëmje si dhe të shmanget ecja në këmbë ose me biçikletë në rrugët e mbingarkuara në trafik ku niveli i ndotjes është më i lartë.
Përdorim të ushqimit të shëndetshëm dhe vitaminës C
Stërvitjet të kryhen në parqe dhe jo në ambiente përreth rrugëve
Stërvitjet, vetëm në mëngjes ose vonë në mbrëmje
Shmangie ecjes në këmbë ose me biçikletë në trafik ku niveli i ndotjes është më i lartë.
Melihate Rustemi

