15 Dhjetor
Shumica parlamentare vendosi sot në rend dite emërimin kryeprokurorit të ri por votimi nuk u zhvillua për shkak të mungesës së numrit të mjaftueshëm të deputetëve të shumicës për të kaluar Lubomir Jovevskin i i cili në potin e prokurorit republikan duhet të zëvendësoj, Marko Zvërlevskin.
LSDM i bëri thirrje partisë më të madhe opozitare që t’i kthehen në Kuvend ndërsa sa i përket kandidatit për prokuror, Frosian Remenski tha se sfidat kryesore të Jovevskit do të jenë përballja me problemet e shumta të trashëguara nga Zvërlevski
Më vjen keq që opozita nuk merr pjesë në këtë debat dhe shpresoj se nuk do të ketë kërkesa nga gjyqi lidhur debatin tonë për këtë pikë, pasi mendoj se ky Prokuror Publik do ta ketë detyrën më të rëndë duke u bazuar në punët që i ka trashëguar nga ish prokurori Marko Zvërlevski dhe prokurorinë e dështuar e cila duhet të reformohet në frymën e shtetit të së drejtës- deklaroi deputetja e LSDM-së Frosina Remenski,
Deputetët e VMRO- DPMNE-së që ishin të pranishëm në hapësirat e Kuvendit, por refuzuan të marrin pjesë në debat në shenjë revolte për shkak të paraburgosjes së deputetëve të saj.
Nuk do të marrim pjesë sepse shumica parlamentare nuk ka dhënë dhe as që dëshiron të siguroj kushte demokratike për punë për arsye se ndjek politikanët të cilët nuk mendojnë njëjtë me qeverinë, me burgim të deputetëve dhe artistëve dhe me burgosje të njerëzve që e duan Maqedoninë- deklaroi deputetja e VMRO-DPMNE-së Ana Llashkoska.
Nga Lëvizja Besa nuk treguan nëse do të votojnë për Jovevskin për të cilin thanë se i takon grupit të gjyqtarëve që kanë marrë pjesë në gjykimin e shqiptarëve nëpër afera të ndryshme që nga vitet e 90-ta.
Ky prokuror pubik që propozohet ka qenë pjesë e gjyqtarëve të cilët kanë marr pjesë në aferën e viteve të 90-ta. Aferën e njohur të vitit 93-94. Dmth prokuror publik ka qenë pjesë e gjyqtarëve i cili i ka gjykuar shqiptarët në aferën që edhe sot e kësaj ditë është e paqartë, por mbetet e dyshimt për ne shqiptarët dhe për të gjithë opinionin- tha Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa.
Nga ana tjetër, Artan Grupi nga Bashkimi Demokratik për Integrim, kërkon nga kryeprokurori i ri që të pasqyroj të gjitha rastet që dyshohet se janë të montuara politikisht, ndërsa kolegu i tij Xhevat Ademi tha se dyshon në zbatimin e reformave në drejtësi, për shkak të moshës së shtyrë të Jovevskit.
Presim nga Jovevski që guximshëm t’i adreson të gjitha rastet jashtëzakonisht të ndjeshme për shoqërinë tonë, të politizuara dhe të kontestuara në publik në veçanti për opinionin publik shqiptarë siç janë rastet, Sopoti, Monstra, protestat e qytetarëve për rastin Monstra, Lagja e Trimave, protestat për rastin Gjorqe Petrov si dhe shumë raste të tjera të cilat kontestohen nga ana e qytetarëve dhe nuk e kanë besimin ndaj përfundimit procedural të tyre- tha Artan Grubi, deputet i BDI-së “
Votimi i Prokurorit Publik është caktuar të bëhet më 22 dhjetor, ditë në cilën shefi I grupit parlamentar të LSDM-së, Tomisllav Tuntev u zotua se do të siguroj kuorimin e nevojshëm prej 61 votave.
Besian Leka

