Author: almakos

Një banore e Ilindenit ka denoncuar se mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 derisa ka qenë duke lëvizur nëpër rrugën 19 në lagje, është sulmuar nga ana e katër qenve endacakë, me ç’rast një nga qentë e ka kafshuar në pjesën e kurrizit. Siç kumtoi MPB-ja, Xh.B. (38) pasi që është rrëzuar në asfalt, qentë e tjerë e kanë tërhequr për rroba, pas së cilës kalimtarët i kanë ardhur në ndihmë dhe e kanë larguar qenin. E dëmtuara ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën urgjente – Klinika infektive ku i është konstatuar lëndim trupor dhe është lëshuar në mjekim shtëpiak.

Lexo më Shumë

14 Dhjetor Mjegulla e dendur në luginën e Shkupit tani për tani e pengon qarkullimin ajror, rrugor dhe hekurudhor. Nga mëngjesi janë realizuar fluturimet dhe aterimet e parashikuara nga aeroporti i Shkupit “Aleksandri i Madh” me përjashtim të fluturimit turk “Turkish erlajns”, i cili sikur edhe dje është anuluar për shkak të kushteve të këqija të motit, tregon ueb faqja e aeroportit të Shkupit. Sipas informacioneve të Lidhjes Auto-Moto të Maqedonisë (LAMM), për shkak të mjegullës dukshmëria në aksin rrugor Shkup – Katllanovë  sot në mëngjes është ulur në 50 deri në 100 metra. Komunikacioni urban dhe ndërurban në kryeqytet, si…

Lexo më Shumë

14 Dhjetor Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se lajmi i mirë është se të ardhurat nga vizitorët e huaj që kanë ardhur në Shqipëri për nëntë muajt e parë të këtij viti, janë rritur me 149 milionë euro apo me 12,8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Rama ka shkruar në facebook se këto të hyra janë 550 milionë euro apo me 72,4 % më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013.

Lexo më Shumë

14 Dhjetor Anëtarët e Komisioni i Kuvendit për çështje evropiane sot në orën 13 do ta vazhdojnë debatin e amendamenteve lidhur me Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve. Kryetari i Komisionit Artan Grubi dje njoftoi se për amendamentet e opozitës VMRO-DPMNE dhe të koalicionit do të debatohet më 25 dhjetor, kur do të jetë dita e tretë dhe e fundit e debatit për amendamentet. Por më vonë, doli me njoftim, se megjithatë, dita e tretë e debatit për amandamentet do të mbahet sot. Deputetët e opozitës, siç paralajmëruan, nuk marrin pjesë në seancën e komisionit, ndërsa pritet që të kyçen në…

Lexo më Shumë

Sot bëhen 19 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar. 19 vite më parë, gjatë mëngjesit të acartë të 14 dhjetorit të vitit 1998 luftëtarët e UÇK-së deri sa sillnin armë në Kosovë, kishin rënë në pritën e organizuar nga ushtria dhe policia e armikut, në vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut. Gjatë luftimeve të pabarabarta të zhvilluara në borën e dhjetorit, veç dëshmorëve të rënë, u plagosën edhe dhjetëra luftëtarë, ndërsa disa luftëtarë u zunë…

Lexo më Shumë

13 Dhjetor Të mërkurën e ardhshme. Gjykata në Selanik pritet të marrë vendim përfundimtar nëse të arratisurit Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, do të ekstradohen në Maqedoni. Seanca e sotme zgjati thuajse katër orë. Që të dy hynë në sallën e gjykatës me pranga në duar – Boshkovski i veshur me tuta sportive, Grujevski me pallto dhe këmishë dhe mbante një qese me gazeta maqedonase, që mbrojtja i parashtroi në gjykatën në Selanik. Por, me kërkesë të të akuzuarve, avokatët grekë të Grujevskit dhe Boshkovskit kërkuan nga gjykata që të largohet opinioni. Një pjesë e sqarimit ishte se ka gazetarë…

Lexo më Shumë

13 Dhjetor Tetë punonjësve të përbërjes së policisë rezervë në Sektorin e Punëve të Brendshme në Ohër u është bërë e ditur se nga sot më nuk janë në punë. Ata në dy vitet e fundit kanë punuar si sigurim në vilën e Kryeministrit dhe Presidentit në Ohër. Ata thonë se nuk janë anëtarë të asnjë partie politike, por dyshojnë se bëhet fjalë për persekutim politik. Këta njerëz thonë se janë pranuar me kontratë pune, por nuk kanë pasur sigurim shëndetësor apo pensional. Nga SPB Ohër na njoftuan se do të dalin me një deklaratë zyrtare për këtë rast. “Nuk…

Lexo më Shumë

13 Dhjetor Është shtyrë për nesër seanca për leximin e dytë të propozim-ligjit për gjuhët. Seanca e sotme në kuvend për shqyrtimin e amendamenteve për propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve kaloi me zënka mes deputetëve duke vështirësuar punën e Komisionit për Çështje Evropiane. Pas një ndërprerje brenda ditës, seanca vazhdoi në ora 16 por në mungesë të deputetëve të Besës. Të enjten pritet të përfundojë debati për leximin e dytë në Komisionin amë të propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve. Për këtë propozim, me përjashtim BDI-së dhe ASH-së, subjektet tjera kanë propozuar gjithsej 90 amendamente.

Lexo më Shumë

13 Dhjetor Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov ia dorëzoi udhëheqësinë e Kartës së Adriatikut homologut të tij malazez, Sërgjan Darmanoviq. Të gjithë ministrat e rajonit riafirmuan nevojën e bashkëpunimit të ndërsjellë që të rrumbullakësohet procesi i integrimit euro-atlantik të rajonit. Dimitrov theksoi se ashtu siç u anëtarësua Mali i Zi në NATO gjatë kohës kur me Kartën e Adriatikut udhëheqte Maqedonia, pret që Maqedonia të anëtarësohet në NATO vitin e ardhshëm gjatë së cilit me Kartën do të udhëheq Mali i Zi. Darmanoviq tha se Mali i Zi është i gatshëm ta ndihmojë Maqedoninë dhe vendet tjera të rajonit. “Mendojmë…

Lexo më Shumë

13 Dhjetor Në prag të fillimit të sezonit dimëror, në vend që ta pastrohet terreni i skijimit në Kodrën e Diellit pas dëmeve që u shkaktuan nga punët rreth vendosjes së teleferikut, nga ELEM kanë rrethuar hapësirën duke u ndaluar për turistët. Edhe pse siç u tha, teleferiku i ri nuk do të punojë as sivjet, sepse mungojnë lejet e Ministrisë së Transportit dhe asaj të Ekologjisë,  megjithatë u pat premtuar nga ELEM Turs dhe drejtuesit e Kodrës së Diellit se, të paktën do të hiqen këta copa të mëdha betoni që rrezikojnë edhe jetët e njerëzve që do rrëshqasin…

Lexo më Shumë