Dorëheqja e anëtarëve të KSHZ-së ka hapur një problem tjetër në Qeveri. Këtë e pranoi edhe vet kryeministri Zoran Zaev i cili tha se brenga kryesore e tij është plotësimi i vendeve të vakante të deputetëve të VMRO-DPMNE-së në Kuvend, pa të cilët nuk mund të shkarkohen apo të emërohen anëtarë të ri të KSHZ-së. Zaev zotohet se nëpërmjet dialogut me opozitën, do të gjejnë gjuhën e përbashkët për zgjidhjen e problemit me KSHZ-në. Sa i përket çështjes së plotësimit të vendeve të zbrazëta në Qeveri, Zaev si shumë herë deri më tani, tha që së shpejti do të mësojmë…
Author: almakos
Ministrat, zëvendës-ministrat, sekretarët shtetërorë dhe sekretari i përgjithshëm do të parashtrojnë informata për harxhimet zyrtare të bëra në kuadër të buxhetit të paraparë në gjashtë muajt e parë nga ndërmarrja e funksioneve, vendosi Qeveria në seancën e sotme. Vendimi është në pajtim me parimin e Qeverisë për harxhim transparent të mjeteve shtetërore, kumtoi pres shërbimi qeveritar. Praksa që të parashtrohen harxhimet zyrtare në një të ardhme të afërt do të ketë të bëjë edhe me të gjithë bartësit e tjerë të funksioneve publike. Me këtë vendim Qeveria e ka obliguar Sektorin për marrëdhënie me opinionin në Qeverinë e RM-së, që…
Koncentrime disa herë më të larta të grimcave PM10 janë regjistruar në të gjitha stacionet e matjes, ndërsa përqendrim maksimale prej 533 mikrogramë është matur në Lisiçe. Në Lisiçe koncentrimet e matura prej orës 17 dje lëvizin prej 140; 327; 496, duke arritur maksimumin prej 533 në mesnatë, pas çka fillojnë të zvogëlohen, por mbeten disa herë mbi të lejuarën. Në matjen e fundit në orën tetë arrin 221 mikrometra në metër kub. Në Karposh koncentrime më të larta janë matur mes orës 18 dhe 23. Kanë lëvizur sipas matjeve, prej 161,204,248 deri 335 në orën 23. Pastaj vërehet zvogëlim…
13 Dhjetor Në mbledhjen e djeshme të qeverisë së Republikës së Maqedonisë u vendos dhënia e një ndihme prej gjashtë milionë dinarësh maqedonas (100 000 euro) për Shqipërinë për përballimin e situatës së përmbytjeve shkaktuar nga shirat e rrëmbyer të fillimit të muajit dhjetor. ”Përmbytjet në Shqipëri shkaktuan evakuimin e rreth 600 familjeve në dy zona në jugperëndim të Shqipërisë. Më shumë se 3 000 shtëpi, 56 shkolla dhe 16 mijë hektarë tokë u përmbytën. Shumë rrugë dhe 28 ura u dëmtuan. Autoritetet shqiptare kanë filluar përllogaritjet e dëmeve dhe po shqyrtojnë kompensimin financiar të të dëmtuarve”
Anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane, në mungesë të opozitës, duhet ta mbajnë debatin për amendamentet për Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve. Kryetari i Komisionit seancën e caktoi për sot në orën 13:00, edhe pse është dita e tretë dhe e fundit për shqyrtimin e 90 amendamenteve të dorëzuara nga LSDM-ja, VMRO-DPMNE-ja dhe Besa për Propozim-ligjin për gjuhët. Komisioni ditë më parë miratoi rendin e ditës me ç’rast u anulua për shkak të mospjesëmarrjes së përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, si përfaqësues të Qeverisë. Me miratimin e rendit të ditës filluan të vijojnë edhe afatet treditore për debatin për amendamentet.…
12 Dhjetor Thuajse një milion euro kushton projekti ideor i Universitetit “Nënë Tereza”. Bëhet fjalë për njërin nga projektet më të shtrenjta ideore, sipas bazës së informacioneve “ Shkupi 2014 nën llupë”. Ky projekt është i shtrenjtë pasi çmimi mesatar për projekt ideor është 12 euro për metër katror dhe sipas përllogaritjes kalon 30 euro metër katror. Ankandi është shpallur nga ministria e Arsimit. Marrëveshja e publikuar në faqen ueb e furnizimeve publike është lidhur mes Universitetit “Nënë Tereza” dhe firmës “BH Arhiteks DOOEL” nga Tetova. Kjo kompani sipas të dhënave të regjistrit Qëndror është kycur në prill të këtij…
12 Dhjetor Ambasadori amerikan Xhes Bejlli përsëriti edhe një herë se sundimi i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë parakushtet kryesore që Maqedonia të jetë e zhvilluar dhe pjesë e strukturave euroatlantike. Para studentëve të UEJl-së ku ligjëroi për luftën kundër korupsionit Bejlli tha se korrupsioni duhet luftuar nga të gjithë dhe se për një gjë të tillë nevojitet vullnet i fuqishëm i drejtuesve politik. Korupsioni zvogëlon besimin e qytetarëve tek pushteti, i dobëson institucionet, zvogëlon dhe dobëson ekonominë, ndërsa në rastin e Maqedonisë cenon zhvillimin normal të procesit e bashkërenditjes së saj kah strukturat euroatlantike. Në thelb gjithçka…
12 Dhjetor Deponia Drislla helmon gjithë Shkupin me djegien e mbetjeve mjekësore mbi nivelet e lejuara. Këtë e tregon inspektimi i paparalajmëruar i Inspektoratit Shtetëror për Ambientin Jetësor. Por, rezultatet e këtilla janë të pritura për drejtorin e Drisllës, i cili thotë se pajisjet për djegien e mbeturinave mjekësore është e vjetruar dhe se së shpejti do të pajisjen me aparatura të reja. [embedded content]
12 Dhjetor Tufë qensh endacak dhe të rrezikshëm shëtitin të lirë rrugëve të qytetit dhe janë rrezik për jetën e qytetarëve. Brenda kësaj jave janë regjistruar sulme të shumta ndaj qytetarëve sidomos ndaj fëmijëve te cilët janë më të pa mbrojturit në këto raste. Gjendemi këtu në afërsi të kopshtit Fidani në të cilën kamera e Alsat kapi një tufë qensh endacak të cilët qëndronin në brendësi të oborrit të këtij objekti.Gjithashtu sot në orët e mëngjesit një tufë qensh endacak kanë sulmuar një grup fëmijësh të cilët janë të klasës se gjashtë dhe klasës së tretë.Prindërit shprehen të revoltuar…
12 Dhjetor Pala mbrojtëse e Abdylfetah Alimit, ka ankimuar vendimin e Gjykatës Penale për masën e paraburgimit 30 ditor. Avokatja Artene Iseni thotë se vendimi për të dërguar në paraburgimin klientin e saj është i pabazë, pasi sipas saj, Alimi vet është paraqitur në Gjykatë dhe se natën e dhunshme në Kuvend ka qenë viktimë e dhunës së ushtruar. Edhe kundër faktet se i dyshuari Feta Alimi u paraqit vetë në gjykatë , gjykata solli një vendim për mendimin tim i pa bazë dhe i caktoi masën e paraburgimit për mos ikje dhe mos pengim të procedurës tek dëshmitarë- deklaroi…
12 Dhjetor Gjykatësi Lazar Nanev do ta padisë Këshillin Gjyqësor, pasi si i ranguar i parë me më shumë pikë në raport me kundërkandidatët e tij, nuk u zgjodh gjykatës i gjykatës së Apelit. Do të presë që Këshilli t’i paraqesë një shpjegim lidhur me atë se edhe pse ka qenë i pari, nuk u zgjodh të gjykojë në Gjykatën e Shkallës së dytë. Pas dorëzimit të vendimit do të ngritet procedurë për mbrojtje gjyqësore para gjykatave vendore, sidomos se unë besoj se vendimi është miratuar si rezultat i një krimi, nga urrejtja dhe mos-toleranca, dhe pastaj edhe procedurë në…
12 Dhjetor Çështja e emrit mund të zgjidhet vitin e ardhshëm, tha ndërmjetësi Metju Nimic pas takimit në Bruksel me negociatorin e Maqedonisë, Vasko Naumovski dhe atë të Greqisë, Ademantios Vasilakis. Takimi pas pauzës tre-vjeçare, Nimic vlerësoi se në të dyja vendet klima është përmirësuar dhe se palët dialogojnë në mënyrë konstruktive. Nimic njëherit paralajmëroi se do të ketë negociata gjatë 3 muajve të ardhshëm, pasi kontesti shumëvjeçar mund dhe duhet të zgjidhet. Mendoj se të dy palët duhet të jenë të kënaqura që do të arrijnë një zgjidhje konstruktive dhe mendoj se kjo gjë do të ndodhë. Përndryshe nuk…

