12 Dhjetor
Gjykatësi Lazar Nanev do ta padisë Këshillin Gjyqësor, pasi si i ranguar i parë me më shumë pikë në raport me kundërkandidatët e tij, nuk u zgjodh gjykatës i gjykatës së Apelit. Do të presë që Këshilli t’i paraqesë një shpjegim lidhur me atë se edhe pse ka qenë i pari, nuk u zgjodh të gjykojë në Gjykatën e Shkallës së dytë.
Pas dorëzimit të vendimit do të ngritet procedurë për mbrojtje gjyqësore para gjykatave vendore, sidomos se unë besoj se vendimi është miratuar si rezultat i një krimi, nga urrejtja dhe mos-toleranca, dhe pastaj edhe procedurë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, për ku tashmë kam angazhuar një të autorizuar, i cili do ti përfaqësojë të drejtat e mia dhe do ta përgatisë aplikimin- deklaroi Lazar Nanev, gjykatës në Gjykatën e Kavadarit.
Nuk është vetëm Nanaev i pakënaqur me zgjedhjen e kryetarëve të gjykatave dhe avancimin në pozita më të larta gjyqësore. Edhe gjykatësi i Gjykatës së Tetovës Betim Jahja si i vlerësuar më së miri, nuk u zgjodh për të udhëhequr me gjykatën në Tetovë. Këshilli Gjyqësor vendosi për të katërtin në listë, Hasan Hasani.
Nuk është çështje nëse unë si kandidat individual jam i dëmtuar apo jo. Gjëja më e rëndësishme është të theksohet në këtë rast është se Këshilli Gjyqësor i RM-së, devijon nga kushtet e shkruara statusore dhe kriteret për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës… dhe pastaj nuk e sqaron vendimin e përzgjedhjes në bazë të cilave kushte dhe kritere është miratuar- deklaroi Betim Jahja, gjykatës në Gjykatën e Tetovës.
Përveç Nanevit dhe Jahjasë menjëherë pas zgjedhjes së gjykatësve të rinj në Gjykatën e Apelit dhe atë Supreme, si dhe për kryetarë të gjykatave ka reaguar edhe gjykatësja Antoaneta Dimovska, e cila nuk ishte dakord nga përzgjedhja e Këshillit Gjyqësor. Vitet e fundit ishte praktikë edhe avancimi në gjyqësor të bazohet në bazë të pikave më të larta pas vlerësimit paraprak, një opsion që ishte gjithashtu i nënshtruar manipulimit. U organizuan vlerësime të jashtëzakonshme para zgjedhjes së gjykatësve për pozitat më të larta, ndërsa ky hap u interpretua si një qëllim që në listën të del në sipërfaqe kandidati i dëshiruar. Por Këshilli gjyqësor gjatë përzgjedhjes së fundit të krerëve të gjykatave dhe avancimin e gjykatësve, hoqi dorë nga modeli dhe vendimet nuk i miratonte në bazë të vlerësimit dhe pikave që i kishin gjykatësit. U anashkaluan gjykatësit që kishin vlerësime më të mira.
Alsat M

