Dorëheqja e anëtarëve të KSHZ-së ka hapur një problem tjetër në Qeveri. Këtë e pranoi edhe vet kryeministri Zoran Zaev i cili tha se brenga kryesore e tij është plotësimi i vendeve të vakante të deputetëve të VMRO-DPMNE-së në Kuvend, pa të cilët nuk mund të shkarkohen apo të emërohen anëtarë të ri të KSHZ-së. Zaev zotohet se nëpërmjet dialogut me opozitën, do të gjejnë gjuhën e përbashkët për zgjidhjen e problemit me KSHZ-në. Sa i përket çështjes së plotësimit të vendeve të zbrazëta në Qeveri, Zaev si shumë herë deri më tani, tha që së shpejti do të mësojmë emrat e Ministrit të Shëndetësisë, Ministrit për Investime të huaja dhe zëvendës Ministrit të Arsimit, vende këta që mbeten pa kryesues pas zgjedhjeve lokale.
Më janë të zbrazur vendet e deputetëve të cilët duhet të plotësohen. Ju e dini se anëtarët e KSHZ-së kanë dhënë dorëheqje. Duhet të vazhdojë me punën përderisa parlamenti nuk i konstaton këta dorëheqje. Të gjithë këta punë duhet që të kompletohen që të mundemi që në mënyrë të drejtë dhe formale t’i kalojmë këta procedura, pra edhe për kompletimin e qeverisë. Do të hapim debat me opozitën dhe mendoj se nëpërmjet dialogut gjithmonë ekziston mundësi për të gjetur zgjidhje.”- tha Zaev.

