12 Dhjetor
Pala mbrojtëse e Abdylfetah Alimit, ka ankimuar vendimin e Gjykatës Penale për masën e paraburgimit 30 ditor. Avokatja Artene Iseni thotë se vendimi për të dërguar në paraburgimin klientin e saj është i pabazë, pasi sipas saj, Alimi vet është paraqitur në Gjykatë dhe se natën e dhunshme në Kuvend ka qenë viktimë e dhunës së ushtruar.
Edhe kundër faktet se i dyshuari Feta Alimi u paraqit vetë në gjykatë , gjykata solli një vendim për mendimin tim i pa bazë dhe i caktoi masën e paraburgimit për mos ikje dhe mos pengim të procedurës tek dëshmitarë- deklaroi avokatja Artene Iseini.
Iseini thonë se klienti i tij ka bërë vepër heroike dhe ai ka dalë në mbrojte të deputetëve për çka tha se në Gjykatë do të ofrojë dëshmi.
Veprimet që i konsideron prokuroria elemente të veprës penale mendoj se janë të pa bazë për arsyeje se Fetahu ka qenë vetë viktimë e dhunës në kuvend , kemi dëshmi të mjaftueshme edhe materiale edhe verbale ku Fetahu është pozicionua në mbrojte të deputetëve- shton Artene Iseini.
Abdylfetah Alimi dyshohet për veprën “mos veprim”. Për të njëjtën vepër kohë më parë u suspendua nga MPB-ja, ndërsa më pas i njëjti u emërua si sigurim personal i kreut të ASH-së Ziadin Sela.
Senat Zylbehari

