Author: almakos

VMRO-DPMNE-ja ka konfirmuar se janë përjashtuar për arsye të ndryshme 16 delegatë të saj nga Kongresi i kësaj partie.“Këta delegatë janë përjashtuar për shkak se janë të punësuar apo funksionarë në MPJ, MPB apo trupa rregullatorë ku me ligj ndalohet të anëtarësohen në trupa partiak në se janë funksionar nëpër institucione të ndryshme të shtetit. Kongresi bashkë me delegatët është trupi më i lartë partiak. Për gjitha këto shkarkime është folur me të gjithë veç e veç dhe ka pajtueshmëri prej tyre, ndërsa për një pjesë të madhe edhe dorëheqje me shkrim”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Lexo më Shumë

Geoffrey Kondogbia ka thënë se është i lumtur te Valencia. Francezi nuk pranoi të flet për titullin edhe pse është vetëm pesë pikë nga Barcelona që vazhdon në vendin e parë. “Në futboll nuk i dihet kurrë”, tha Kondogbia. “Jam mirë dhe i rehatshëm këtu. Trajneri dhe bashkëlojtarët po më ndihmojë. Jam i lumtur, por më duhet të fokusohem në punën time në mënyrë që të bëjë më të mirën për Valencian. Do të shikojmë se çfarë do të ndodh këtu”. “Nuk po shikoni tabelën? Mendoj se tani është ashtu. Janë dy ekipe më të mira se ne, duhet të…

Lexo më Shumë

Jose Mourinho shmangi krahasimet me Luciano Spallettin, por trajneri i Manchester Unitedit thotë se është një tifoz i Interi dhe dëshiron që ata të bëjnë mirë. Nerazzurrët aktualisht janë në krye të Serie A dhe ende janë të pamposhtur. Jose Mourinho dhe Massimo Moratti në natën kur Interi fitoi Ligën e Kampionëve në Santiago Bernabeu ndaj Bayernit (Getty Images) Pas humbjes ndaj Manchester Cityt me rezultat 2-1 Special One u pyet për Sky Sport, nëse Spalletti mund të ndjekë hapat e tij. “Luciano ka historinë e tij, unë e kam timen, por jam i lumtur që ata janë në vendin…

Lexo më Shumë

10 Dhjetor Sekretari i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski bër itë ditur se Komiteti Qendror i partisë ka sjellë vendimin për mbajtjen e kongresit të jashtëzakonshëm në datat 22-23 dhjetor 2017 në Vallandovë. Në kongres do të marrin pjesë 544 delegatë emrat e të cilëve do të shpallen në faqen e internetit të kësaj partie. [embedded content]

Lexo më Shumë

10 Dhjetor Në Ohër në mes të ditës ka pasur të shtëna në bulevardin kryesor. Sipas informacioneve nga policia, është plagosur një person nën gju, i cili menjëherë është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë. Jozyrtarisht mësohet se është shtënë nga një automobil në lëvizje. Nga policia e Ohrit nuk zbulojnë më shumë detaje rreth incidentit. Nuk është bërë i ditur identiteti i të plagosurit, dhe nëse dihen motivet për ngjarjen. Ata thonë se në koordinim me Prokurorin Publik ndërmerren masa për zgjidhjen e rastit.

Lexo më Shumë

10 Dhjetor Komiteti Qendror i VMRO DPMNE-së sonte vendos për dorëheqjen e ofruar të liderit të kësaj partie Nikolla Gruevski dhe për rendin e ditës për kongresin e jashtëzakonshëm të VMRO-së i cili është caktuar për më 23 dhjetor. Para fillimit të mbledhjes, anëtari i Komitetit Qendror Antonio Miklloshovski tha se do të pranojnë dorëheqjen e ofruar nga Nikolla Gruevski. Milloshovski shkurt tha se kandidatura për të parin e partisë do të pranojnë disa ditë para mbajtjes së kongresit. Ndër emrat më të përfolur për të zënë vendin e Gruevskit përfliten, Hristijan Mickovski i cili edhe sonte para fillimit të…

Lexo më Shumë

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, deri në fund të vitit pritet të rrumbullakojë numrin e duhur të profesorëve dhe numrin e administratorëve. Rektori Aziz Pollozhani tha se vonesa për pranimin e profesorëve është bërë me qëllim të zgjidhjes më cilësore të tyre. Por jozyrtarisht mësohet se për plotësimin e vendeve të njëjta nuk kishte interesim të mjaftueshëm. Procedura për kompletimin e stafit që e kemi në numër ka shkuar ngadalë sepse synimi jonë ka qenë të bëjmë zgjidhjen më cilësore… Jemi nga fundi sepse janë punësuar afër 70 vetë, pra në procedurë e sipër janë edhe 15 të tjerë të…

Lexo më Shumë

Dy muaj pas zgjedhjeve lokale, kryeministri Zaev akoma nuk ka vendosur për dikasteret që mbeten pa ministra, sidomos ai i Shëndetësisë. Aleanca për Shqiptarët insiston të ruajë Shëndetësinë dhe se për këtë post kanë ofruar emrin e Vullnet Feratit. Dhe përderisa pritet një vendim i prerë i Zaevit, nga partia e tij thonë se presin kthimin e Ziadin Selës nga SHBA-ja. Por burime nga socialdemokratët bëjnë me dije se të gjitha opsionet janë akoma në lojë, duke mos përjashtuar edhe këmbime të ministrave mes partnerëve qeveritar. Jozyrtarisht mësohet se partnerët e koalicionit po shqyrtojnë mundësinë që nga Qeveria të largojnë…

Lexo më Shumë

Qindra përdorues të lëndëve narkotike nga rajoni i Ohrit, Strugës, Kërçovës dhe Dibrës nuk kanë ku të marrin më trajtimet përkatëse. Shteti i ka vënë drynin qendrës ditore për personat që konsumojnë drogë, përkundër faktit që numri i tyre rritet çdo ditë. Veçanërisht punën ka vazhduar vetëm reparti mjekësor ku këta persona marrin terapinë e nevojshme të metadonit. Por, tani ajo jepet në hapësirat e spitalit të Ohrit, gjegjësisht në ndërtesën e njëjtë ku është edhe departamenti i tuberkulozit. Momentalisht për tretman kemi rreth 155 pacientë dhe po rritet nevoja e tretmanit të këtij lloji, mirëpo tregohet nevoja edhe për…

Lexo më Shumë

10 Dhjetor Ambasadori i Maqedonisë në SHBA, Vasko Naumovski dhe një diplomat nga Ministria e Jashtme do të jetë ekipi që do të ulet në tryezën e bisedimeve me ndërmjetësin Metju Nimic më 12 dhe 13 dhjetor në Bruksel. Dy përfaqësues do të ketë edhe pala greke. Qeveria do t’i njoftojë mediat e me këtë edhe opinionin për hapat e mëtutjeshëm për këtë çështje të rëndësishme dhe të ndjeshme, që është me interes të madh shtetëror- bëjnë me dije nga Ministria e Punëve të Jashtme Është e rëndësishme që diplomacia vendase del nga periudha pasive kur ishte thuajse e painteresuar…

Lexo më Shumë

10 Dhjetor Shumica e stacioneve policore në Maqedoni funksionojnë në kushte të rënda. Riparim nuk është bërë që nga koha e ish-sistemit komunistë, andaj disa stacione policore nuk i plotësojnë as kushtet minimale të punës. Nga Sindikata e Pavarur e Policës në Maqedonisë thonë se nëse inspektorati sanitar do të vizitonte stacionit, shumica e tyre do të duhet të mbylleshin. Për fat të keq mund të konstatojmë se numri më i madh të objekteve të policore, sidomos ato që janë jashtë selisë së MPB-së janë, në gjendje katastrofale dhe një kohë të gjatë, afër 12 apo 13 vite nuk është…

Lexo më Shumë