Author: almakos

Mbi 4 mijë persona në Maqedoni janë duke pritur që të vuajnë dënimin në një nga burgjet e vendit. Kjo për shkak se burgjet nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm për të gjithë të dënuarit. Këtë e konfirmojnë nga Drejtoria për zbatimin e sanksione nga ku thonë se burgjet e vendit janë të mbipopulluara. Në Maqedoni, 4 mijë persona presin radhë që të kryejnë dënimin me burg. Këta persona janë dënuar me vendim të plotfuqishëm gjyqësor por nuk ka vend në burgje që të kryejnë dënimin. Në burgjet e vendit tani për tani kemi 2484 të dënuar që janë duke e…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugë po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, ndërsa në disa vende më të larta në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit ka mbetje të borës nëpër rrugë, kumton Lidhja Automoto e Maqedonisë. Reshje të borës me intensitet të ndryshueshëm vërehen në Ohër, Strugë, Krushevë, Shtip, Dellçevë, Zheleznec dhe në qafat malore Bukovë, Gjavato dhe Presekë. Dukshmëri e zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 100 metra ka në qafën malore Strazhë. Nga LAMM përkujtojnë është i obligueshëm posedimi i pajisjeve dimërore. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja njoftoi se sot do të organizojë një protestë në orën 16:00 para burgut të Shutkës. Partia opozitare thekson se kjo protestë organizohet si shenjë revolte kundër “paraburgimit të pabazë dhe të padrejtë të deputetëve dhe aktistëve të saj. Në komunikatën e partisë theksohet se Maqedonia po jeton një nga periudhat më vështira dhe të errëta, ku po shkelen të gjithë ata që kundërshtojnë politikat aktuale të aparatit shtetëror.

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Në mëngjes do të ketë reshje të dobëta të borës në pjesët perëndimore të vendit. Temperaturat e mëngjesit do të varjojnë prej minus dy deri katër, ndërsa gjatë ditës prej tre deri 10 gradë maksimumi. Në Shkup do të ketë mot me diell me vranësira të vogla. Temperaturat e mëngjesit do të zbresin deri në 0 gradë, ndërsa ato të ditës do të arrijnë deri në gjashtë gradë.

Lexo më Shumë

09 Dhjetor Zëvendës-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit Hoyt Brian Yee në një intervist për televizionin e Bosnjës N1 ka hedhur poshtë informacionet se do të jetë ambasador i ri i SHBA-ve në Maqedoni, duke shtuar shkurt se është i kënaqur me punën që aktualisht po e ushtron si zv.ndihmës sekretar i shtetit amerikan. Ai më tej ka deklaruar se njëra ndër interesat kryesore të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor është që të ndihmohen vendet e rajonit për t’u integruar në Evropë dhe ndërtimin e të ardhmes demokratike.

Lexo më Shumë

09 Dhjetor Nëse Maqedonia heqë dorë nga qëndrimi dhe deklaratat se janë pasardhësit e vetëm të Aleksandrit të Maqedonisë, unë do të jem i pari që do të mundësoj që Greqia ta garantojë perspektivën zhvillimore dhe të sigurisë në Maqedoni. Këtë mesazh e dërgoi nga Serbia fqinje kryeministri grek Aleksis Cipras. Mesazhi vjen vetëm dy ditë para takimit të ndërmjetësuesit në negociatat Metju Nimic me ekipet negociuese të të dyja vendeve. Ky do të jetë takimi i parë që nga ndryshimi i qeverisë në vend. Ndoshta viti 2018 mund të jetë vit ku mund të kemi zgjidhje pozitive për problemin…

Lexo më Shumë

09 Dhjetor Zbatimin i reformave kyçe për integrimin e vendit, kërkon dialog të brendshëm efikas, kështu vlerësojnë ekspertët e kësaj fushe, duke shtuar se reformat nuk do të kenë asnjë efekt pa përfshirjen e opozitës. Sipas tyre mungesa e dialogut të brendshëm rrezikon mos-marrjen e rekomandimit për fillim të negociatave. Kërcënimi i Opozitës për mos-mbështetje të reformave erdhi pas zhvillimeve të fundit me arrestimet e funksionarëve të saj të lartë, të cilët akuzohen për cenim terrorist të vendit, për ngjarjet e 27 prillit. Si kusht që Maqedonia t’i kthehet rrugës së saj euro-atlantike patjetër se kërkohet një bashkëpunim me opozitën.…

Lexo më Shumë

09 Dhjetor Mes përgjegjësisë së ish drejtorit të BSP-së Mitko Çavkov për 27 prillin në Kuvend dhe përgjegjësisë së përbashkët për krim të organizuar mes të dyshuarve, ekspertët vlerësojnë se e udhës do të ishte procedimi i veçantë i veprës së përgjegjësisë së secilit. Ish inspektori i Kontrollit të Brendshëm pran MPB-së, Voisllav Zafirovski vlerëson se hetimi i Prokurorisë duhet të zbardhë veprën e çdonjërit me qëllim të përcaktimit të përgjegjësisë në mënyrën e duhur. Hetimi do të duhet të definojë rolin e çdonjërit veçmas. Secili do të përgjigjet sipas ligjit për atë që ka bërë dhe mbi bazën e…

Lexo më Shumë

09 Dhjetor Gruevski kërkon amnisti për hyrjen në Kuvend më 27 prill, por qëllimi i tij është amnistia e përgjithshme. Kështu deklaroi Ministrja e Mbrojtjes Radmila S“Dhuna në Kuvend”, LSDM-ja kundërshton aministinëhekerinska në një intervistë për emision “360 gradë”, mbi nismën e VMRO-DPMNE-së, me të cilën, nga Parlamenti do të kërkojnë amnisti për pjesëmarrësit në të enjten përgjakshme. Mendoj se Gruevski sërish i shfrytëzon njerëzit që e zbatuan skenarin për 27 Prillin, si mburojë për përgjegjësinë e tij. Gruevski thotë se do të kërkojë amnisti për 27 Prillin, mirëpo mendoj se qëllimi i tij i vërtetë është që ta bëjë…

Lexo më Shumë

09 Dhjetor Përqëndrimi i lartë i grimcave kancerogjene të ajrit në shumë qytete të vendit shqetëson qytetarët por jo autoritetet. Në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Veles dhe Manastir përqëndrimi i grimcave PM10 dhe PM 2.5 është disa herë më i lartë nga sasia e lejuar. Ndonëse janë paralajmëruar masa të ndryshme për uljen e nivelit të ndotjes, deri më sot ende nuk janë ndjerë rezultatet e para. Ndërkohë, nga Enti hidrometeorologjik nuk paralajmërojnë intenzitet të lartë të rreshjeve të shiut ose borës që do të ndihmonte në pastrimin e ndotjes së ajrit. Madje, sinoptikët paralajmërojnë temperatura pozitive për javën që vjen.…

Lexo më Shumë

09 Dhjetor Ministria e Brendshme akoma nuk ka qëndrim se ku kanë përfunduar pajisjet e lëvizshme për përgjim të cilat dikasteri i Brendshëm i kishte blerë në vitin 2012. Ata ishin blerë nga kompania britanike “Gama Group” përmes kompanisë “Finzi” të, tashmë të ndjerit, Kosta Kërpaç. As MPB-ja qendrore dhe as DSK-ja nuk tregojnë se për çfarë janë marrë këto pajisje, a janë keqpërdorur deri tani dhe si do të veprojnë institucionet në të ardhmen në lidhje me to? Nga ana tjetër, në një prononcim, autoritetet britanike, me përgjigje mes rreshtave vlerësojnë se keqpërdorimi i mundshëm i pajisjeve të lëvizshme…

Lexo më Shumë

09 Dhjetor Tashmë dy javë, VMRO-DPMNE opozitare e udhëhequr nga Gruevski dhe disa mbështetës protestojnë duke bllokuar bulevardet në Shkup. Pas dy javësh, apo më 23 dhjetor, kjo parti do të mbajë një kongres të jashtëzakonshëm për të zgjedhur një udhëheqës të ri të partisë me çka praktikisht do të zhbllokohen proceset e brendshme dhe stabilizimi i partisë. Ish ministri Spiro Ristovski, i cili shfaqet në protestat me Gruevskin për “360 gradë”, thotë se është herët për të vlerësuar se çfarë duhet të jetë profili i liderit të ardhshëm të partisë dhe të atyre me status më të lartë në…

Lexo më Shumë