05 Dhjetor Të akuzuarit e rastit “Monstra” sot për herë të parë kanë ardhur në Gjykatë pa shoqërim të policisë dhe janë paraqitur në sportel si dëshmi se nuk do të arratisen. Në deklaratë për media i akuzuari Haki Aziri, thotë se nuk kanë qëllim që të ikin dhe se presin që e vërteta të dalë në shesh. “Nuk kemi qëllim që të ikim. Sikur që shihni edhe sot, erdhën në Gjykatë dhe i respektojmë masat që na janë ndarë. Presim gjykim korrekt dhe të drejtë dhe besojmë se do ta tregojmë pafajësinë tonë. Ne nuk kemi kontaktuar me dy…
Author: almakos
05 Dhjetor Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot në seancë do të debatojë lidhur me Vendimin e tij për pagesën e kompensimit të kryetarit, zëvendëskryetarit dhe anëtarëve, si dhe të punësuarve në shërbimin profesional të Komisionit dhe personave të angazhuar në trupat e tij ndihmëse për zbatimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2017. Dje ambasadori amerikan Xhes Bejli paraqiti informacion në opinion se anëtarët e KSHZ-së kanë votuar pagë shtesë për katër muaj shtesë për punën e tyre në zgjedhjet e tetorit në mënyrë plotësuese kanë marrë pagë edhe për pesë muaj pas zgjedhjeve të vitit 2016. Pas kësaj KSHZ doli…
05 Dhjetor Paraburgim 30-ditor u është caktuar shtatë personave të dyshimtë nga grupi i organizuar i zbuluar kriminel ndërkombëtar, të cilin policia e ka zbuluar më 30 nëntor dhe 1 dhjetor se në mënyrë të paautorizuar ka prodhuar dhe shitur “droga sintetike” në rrethinën e Tetovës. Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionin, solli Urdhër për procedurë hetuese kundër dy shtetasve të Republikës së Serbisë dhe pesë shtetas të Maqedonisë, të akuzuar se kanë kryer vepër penale, prodhim të drogave narkotike, dhe substancave të tjera nga neni 215 nga Kodi Penal Për të gjithë shtatë të akuzuarit…
05 Dhjetor Nuk ka kushte për paraburgim, por sërish gjykatësi do ta këtë fjalën e fundit, ka deklaruar deputeti i VMRO-DPMNE-së, Kërste Mukoski, para se të hyjë në seancën dëgjimore para gjykatësit për procedurë para hetimore për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. Mukoski me këtë rast u shpreh se rregullisht është paraqitur në gjykatë dhe se beson në drejtësi. Përveç Mukoskit në Gjykatë sot u paraqitën edhe deputetët Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska, ndërkohë që pritet të paraqiten edhe Sasho Vasilevski, Luben Arnaudov dhe Ljupço Dimovski. Gjashtë deputetët janë pjesë e 36 personave të cilët Prokuroria Themelore Publike i përndjek…
05 Dhjetor Mbi 1000 biseda të përgjuara për rastin “Titanik”, për parregullsi zgjedhore do të mund të dëgjohen në gjykatë. Pas seancës së djeshme publike Gjykata e apelit vendosi që këto biseda të jenë pjesë e materialit dëshmues kundër 21 personave të akuzuar për manipulime zgjedhore. Mes të akuzuarve është edhe ish kryeministri Nikolla Gruesvki, Martin Protuger, dhe Kirill Bozhinovski.
Bashkimi Evropian është i interesuar që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e familjes evropiane, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini. “Unë nuk mendoj se Bashkimi Evropian do të ketë 27 vende anëtare në të ardhmen, por mendoj se numri i tyre do të jetë më i madh”, tha Mogerini në një intervistë për televizionin Euronjuz. Ajo theksoi se pret që deri në fund të mandatit të tanishëm të Komisionit Evropian pas dy vjetësh, BE do të bëjë përparim në marrëdhëniet me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. “Progres i cili…
Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seanca për lëndën “Total” të PSP-së, ku është i dyshuar gazetari Dragan Pavlloviq-Latas për fshehje të tatimit. Lënda “Total” ka të bëjë për fshehje tatimore nga ana e Llatasit si pronar dhe drejtues i firmave për shërbime të marketingut dhe këshillime “Total” SHPKNJP Shkup, “Mediamaks” dhe “Total Media Centar” SHPKNJP Shkup. “Personi fizik pronar i ndërmarrjes “Total Marketing” dhe “Tatal Media Center” është i dyshuar se nga viti 2008 deri në vitin 2015, me qëllim që ai dhe personat juridik t’u ikin tatimeve në llogaritë përfundimtare dhe paraqitjeve të tatimeve, ka dorëzuar të…
05 Dhjetor Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për sot është caktuar seancë e Komisionit për mbrojtje dhe siguri.Pika e vetme e mbetur në rend dite të kësaj seance të Komisionit është Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë.
04 Dhjetor VMRO-DPMNE-ja ka vazhduar edhe sot me protesta përpara Ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar lirimin e funksionarëve dhe deputetëve të saj të cilët dyshohen për “cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”. Sonte në protesta nuk ishte kryetari i kësaj partie Nikolla Gruevski, ndërsa krahas numrit të vogël të protestuesve vëreheshe edhe mungesa e dhjetëra deputetëve të opozitës në protestë. Protesta do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim. Alsat-M [embedded content]
04 Dhjetor Në seancë publike, nesër KSHZ-ja do të debatojë për mundësinë e shfuqizimit të vendimit për kompensimin që kanë marrë anëtarët e këtij institucionit dhe të punësuarit tjerë për zgjedhjet e tetorit. Reagimi i këtij institucioni vjen pas deklaratës së ambasadorit të SHBA-ve Xhes Bejli. Në komunikatën e KSHZ-së thuhet se “Kryetari dhe anëtarët e organit të zgjedhjeve, funksionin e ushtrojnë në mënyrë të paanshme dhe të përgjegjshme, në përputhje me kompetencat e vërtetuara me Kodin Zgjedhor dhe rregullativat tjera zgjedhore. Kreu dhe anëtarët e këtij organi kanë të drejtë kompensimi në pajtim me nenin 19 të Kodit kurse…
04 Dhjetor Numri i migratëve që transitojnë në Maqedoni ka tendenca ulje. Në mars të 2017-tës numri i personave që kanë qënduar në qendrat tranzitore ka qenë 49 në pjesën veriore ndërsa 14 në pjesën jugore. Në fillim të tetorit të 2017-të, 5 persona kanë qëndruar në qendrën në Gjevgjeli, ndërsa 23 të tjerë në Tabanoc. Nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale në konferencën e organizuar nga Shoqata Legis, theksuan se Maqedonia në kohën e krizës me refugjatët nuk ishte shumë e përgaditur duke mos pasur kushte elementare për mbrojtjen dhe mbikëqyrjen e të refugjatëve. “Në atë kohë Maqedonia…
04 Dhjetor Gjykata supreme sot ka publikuar masat tjera parandaluese me të cilat do të sigurojë praninë e të akuzuarve të rastit Monstra, në procedurën vijuese. Siç thuhet në vendimin e Gjykatës “Të akuzuarit lëshohen në liri por u përcaktohen masa tjera parandaluese për të siguruar praninë e tyre siç janë: ndalesë për të lëshuar venbanimin, respektivisht të akuzuarit i ndalohet të qëndrojë jashtë qytetit të Shkupit, gjithashtu të akuzuarit duhet të paraqiten tek personi zyrtar të cilin paraparakisht do ta caktojë Gjykata Themelore Shkupi 1 dhe atë çdo të martë dhe të premte në periudhën prej orës 12 deri…

