Author: almakos

09 Dhjetor Vendi bosh i ministrit të Shëndetësisë ka bërë që shumë reforma të paralajmëruara nga ish ministri Taravari, të shënojnë ngecje. Një ndër to është edhe përpilimi i ligjit të ri për kujdes shëndetësor, i cili që para zgjedhjeve lokale e deri më tash ka mbetur status quo. Prindërit e fëmijëve me nevoja të posaçme dhe shoqata të ndryshme joqeveritare kërkojnë që zv.ministri, në mungesë të ministrit, të vazhdojë proceset e mbetura përgjysmë, duke thënë se edhe zëvendësi gëzon kompetenca të shumta. “Inkluziva” ishte pjesëmarrëse e grupeve të punës në ministrinë e Shëndetësisë, por që atëherë kur ish ministri…

Lexo më Shumë

09 Dhjetor “Hoshimin”, “Jajce” dhe “Mara Mezhdurecka”, janë vetëm disa emra jo të zakonshëm të rrugëve në komunat e Shkupit. Domethënien e tyre e kanë të njohur vetëm pak prej banorëve që jetojnë në këto rrugë, të cilët ndajnë mendime të ndryshme nëse ata duhet të ndryshohen ose jo. Në një anketë për Alsat-M qytetarët shprehen se janë mësuar me shqiptimin e tyre por asnjëherë nuk janë interesuar se nga vinë këto emërime. Nuk e di! Nuk e di. Ky emër i rrugës është që moti, çfarë kuptimi ka nuk e di. Kjo rrugë për më shumë se 40 vjet…

Lexo më Shumë

09 Dhjetor Përkundër temperaturave nën zero, objekti i njësisë së zjarrfikësve të Tetovës ende pa ngrohje qendrore. Zjarrfikësit që kalojnë 24 orë në këtë objekt, mundohen të ngrohen përmes kaloriferëve që vet i sjellin nga shtëpitë e tyre. Punëtorët thonë se kjo fotografi përsëritet çdo vit. Pos ngrohjes, zjarrfikësit e Tetovës përballen edhe me mungesën e kushteve tjera. Gjithë interieri i objektit daton që nga sistemi komunist Para janarit asnjëherë ne nuk kemi pasur naftën e duhur. Objekti është i madh dhe ngrohemi me pajisjet që i marrim prej shtëpie. Ne kërkojmë që prefekti i tanishëm direkt Teuta Arifi, të…

Lexo më Shumë

09 Dhjetor Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të pjesshme në orët e pasdites. Pasdite në pjesët perëndimore priten po ashtu edhe reshje të shiut. Në mbrëmje dhe gjatë ditës së dielë reshjet e shiut parashikohen të përhapen në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në male dëborë. Temperatura maksimale e ajrit do të arrijë në 14 gradë.

Lexo më Shumë

05 Dhjetor Ndërkohë mbështetësit e VMRO DPMNE-së protestuan edhe sonte përpara Ministrisë së Drejtësisë kundër vendimit gjyqësor për deputetët e këtij subjekti politik. Në protestën e sotmen mori pjesë edhe lideri i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski. Protestuesit kërkojnë lirimin e deputetëve dhe arrestimin e tyre e quajnë revanshizëm politik. [embedded content]

Lexo më Shumë

05 Dhjetor Pas marrjes në pyetje që zgjati më shumë se 5 orë, 3 deputetët e VMRO-DPMNE-së Mukovski, Vasilevski dhe Arnaudov me furgona policorë u dërguan në burgun e Shutkës. Për 3 deputetët e tjerë Tarçullovski, Peshevska dhe Dimovski të cilët gjithashtu ngarkohen për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë” u caktua masa e paraburgimit shtëpiak.

Lexo më Shumë

05 Dhjetor Ligji i ri për Arsimin e lartë është përgatitur dhe i njëjti deri në fund të këtij muaji do të vendoset në shqyrtim publik. I njëjti parasheh që akreditimi dhe evaluimi i kualitetit të arsimit të lartë të ndahen në dy organe të veçanta njëra që do të sigurojë kontroll në atë çfarë quhet program i akredituar dhe tjetra që do të punojë në mënyrë të veçante mbi evaluimin e Universiteteve. Me ligjin e ri po ashtu parashihet që të rregullohet modeli i financimit të Universiteteve. Ne si ministri me të vërtetë jemi të kënaqur pasi morrëm shumë…

Lexo më Shumë

05 Dhjetor Autoritetet britanike në vitin 2012 kanë lejuar shitjen e gjashtë pajisjeve të lëvizshme për përgjim për nevojat e MPB-së. informatën e publikoi magazina britanike “Computer Weekly”, duke i kritikuar autoritetet e atjeshme se kanë lejuar shitjen e pajisjeve të tilla një shteti me kapacitete të dyshimta demokracie. bëhet fjalë për të ashtuquajturat “pritës” të identitetit të telefonave celularë. “Në praktikë, pajisja ka rreze veprimi në radius prej 1.5 deri 2 kilometra dhe paraqitet si stacion bazë i operatorit celularë. Kur përdoruesi i telefonit që është cak i ndjekjes do përpiqet të realizojë thirrje apo të dërgojë sms porosi,…

Lexo më Shumë

05 Dhjetor Drejtorët e disa Shkollave Fillore në Shkup hedhin poshtë deklaratën e një dite më parë të ministres së Arsimit, Renata Deskovska e cila fajësoi arsimtarët dhe drejtorët për mosfurnizimin me kohë të nxënësve me libra. Para kamerës së Alsat M, ata madje publikuan kërkesat e arkivuara të cilat dëshmojnë se janë dorëzuar në afatin e paraparë për furnizim me libra dhe atë në muajin maj të vitit 2017. Faji nuk është as te mësuesit e as të drejtorët, kërkesat janë bërë që në muajin maj. Këtë vit shkollor problem me më të madh kemi me klasat e gjashta…

Lexo më Shumë

05 Dhjetor Anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor nuk kanë marrë kompensime shtesë për punën e tyre vetëm për zgjedhjet e fundit lokale dhe ato parlamentare, por vetveten e kanë gostisur edhe në prill të vitit të kaluar për kur ishin planifikuar dhe më vonë anuluar zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kreu i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski në një sqarim për gazetarët para se të fillonte debati në KSHZ tha se nuk ndjen faj për paratë e marra, pasi ata janë e drejtë ligjore e tyre por se megjithatë po shqyrtohen mundësitë se si këto para të kthehen në buxhetin e shtetit. Gjatë…

Lexo më Shumë

05 Dhjetor Pesë qytetarë kanë raportuar në polici se kasafortat bankare në Shparkase kanë qenë bosh. Janë vjedhur para dhe gjësende që përdoruesit i kanë mbajtur në bankë. Policia tanimë e ka informuar edhe prokurorin publik. Nuk zbardhin detaje nga hetimi, apo nëse tashmë ka të dyshuar dhe nëse bëhet fjalë për grup të organizuar mirë. Alsat-M

Lexo më Shumë

05 Dhjetor Adoleshentët do të mund të pajisen me patentë shoferi që nga mosha17 vjeçe, në vend të 18 sa ka qenë deri më tani. Me ndryshimet e propozuara në ligjin për komunikacion rrugor hiqet edhe mundësia e marrjes së lejes nga mosha 16 vjeçe për një kategori të caktuar të personave, me sjellje shembullore, por që kishin edhe disa kufizime të caktuara të vozitjes së automjetet. Tani, nga mosha 17 vjeçe të drejtën e lejes mund të marrin të gjithë të rinjtë. Një risi tjetër është edhe ajo për vlefshmërinë e patentës së shoferit për personat deri në moshën 70…

Lexo më Shumë