05 Dhjetor
Pesë qytetarë kanë raportuar në polici se kasafortat bankare në Shparkase kanë qenë bosh. Janë vjedhur para dhe gjësende që përdoruesit i kanë mbajtur në bankë. Policia tanimë e ka informuar edhe prokurorin publik. Nuk zbardhin detaje nga hetimi, apo nëse tashmë ka të dyshuar dhe nëse bëhet fjalë për grup të organizuar mirë.
Alsat-M

