04 Dhjetor Ish ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski dhe ish ministrja e brendshme Gordana Jankulovska para Gjykatës së Apelit do të arsyetojnë se pse bombat nuk duhet të jenë prova për rastin Titanik lidhur me parregullsitë zgjedhore. Edhe pse ishte i ftuar sipas procedurës, në gjykatë nuk u paraqit ish kryeministri Nikola Gruevski. Në mesin e të ftuarve nuk ishte as Kiril Bozhinovski. Alsat-M [embedded content]
Author: almakos
04 Dhjetor Ministrat e brendshëm të Maqedonisë dhe Kosovës Oliver Spasovski dhe Flamur Sefaj nuk deshën të përgjigjen nëse në takimin e sotëm në Shkup kanë diskutuar për ekstradimin e dy të akuzuarve për rastin “Monstra”, Halil Demiri dhe Afrim Ismailoviq. Spasovski por edhe Sefaj theksuan se organet e dyja vendeve do të angazhohen në këtë drejtim në të ardhmen. Gjatë takimit dy ministrat firmosën marrëveshje bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar, tregtisë me njerëz, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Alsat-M [embedded content]
04 Dhjetor Nëse synimet e Nikolla Gruevskit për braktisjen e pozicionit të liderit në VMRO-DPMNE janë të sinqerta, kjo parti do të bëhet me lider të ri për më pak se tre javë. Komiteti ekzekutiv mbrëmë vonë në mënyrë të shpejtuar vendosi të organizohet kongres i jashtëzakonshëm, i cili tashmë është caktuar për më 23 dhjetor. Sipas informacioneve të Alsat M, tashmë të shtunën e ardhshme do të mbahet seancë e Komitetit Qendror të partisë që të fillohet procedura për mbajtjen e kongresit. Sipas Statutit të VMRO-DPMNE-së, kongresi i jashtëzakonshëm mbahet me kërkesë të gjysmës së anëtarëve të Komitetit Qendror…
04 Dhjetor Që Maqedonia të bëhet pjesë e proceseve euro-atlantike, ambasadori i SHBA-ve Xhes Bejli, porositi që vendi të ruaj partneritetin me NATO-n e BE-në dhe të zgjidhë çështjen e emrit me Greqinë. Këto komente, ambasadori Bejli i bëri në debatin për bashkëpunim në luftën kundër korrupsionit dhe rritjen e sigurisë në vend, të organizuar në Fakultetin e Sigurisë. Atë që mund të them unë është që SHBA-ja dhe NATO po mundohen që sa më shpejt ta anëtarësojnë Maqedoninë në këtë të fundit. Mendoj se rruga për në NATO i ka dy çelësa, njëra është duke e mbajtur shtetin në…
04 Dhjetor Kur kanë mbetur vetëm edhe disa ditë deri në mbarimin e gjysmë vjetorit të parë shkollor, shumë nxënës të shkollave të vendit ende nuk janë furnizuar me tekstet e nevojshme shkollore. Pos kësaj mungese, shkollat e vendit përballen me probleme të theksuara në shumë sfera, ndërkaq reformat e paralajmëruara nga dikasteri i Arsimit, ende nuk po gjejnë zbatim. Ministrja e Arsimit Renata Deskovska paralajmëroi debat publik për reformat për tre klasat e para ndërkaq për mungesën e librave, fajësoi drejtorët e shkollave, të cilët sipas saj, nuk kanë dërguar në ministri kërkesën për furnizim me tekstet e nevojshme…
04 Dhjetor Alsat M ka siguruar listën e personave të cilët dyshohen për “cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë” lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Kjo listë me emra dhe mbiemra të personave është dërguar në çdo vendkalim kufitar. Siç mëson Alsat M, çdo person emri i të cilit figuron në listë është i ndaluar të lëshoj Maqedoninë si dhe secili prej tyre që aktualisht ndodhet jashtë vendit, duhet të arrestohet dhe të dërgohet para organeve hetuese. Emrat e parë në listë janë të deputetëve të dyshuar për veprën e lartpërmendur, ndërsa ne mesin e…
Partia opozitare VMRO-DPMNE-ja vazhdon me protestat kundër arrestimeve të 36 personave lidhur me ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit. Nga VMRO njoftuan se sot do t’i bllokojnë disa udhëkryqe në periudhën nga ora 15:00-17:00. “Institucionet shtetërore dhe shteti janë të pushtuar nga junta e pushtetit. Sistemi gjyqësor punon nën diktimin e akuzave të konstruuara për kundërshtarët politikë të pushtetit. Rasti i montuar për terrorizëm kundër, siç thuhet 36 patriotëve të Maqedonisë tërësisht është i pabazë dhe është me qëllim të frikësimit të secilit i cili vendos të ngritë zërin kundër këtij pushteti jodemokratik”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. Do të bllokohen…
03 Dhjetor Nën moton “Për drejtësi dhe për atdhe”, qindra simpatizant të VMRO-DPMNE-së u mblodhën mbrëmë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për të shprehur revoltën e tyre kundër arrestimeve të fundit të zyrtarëve të lartë të kësaj partie. Të pranishmëve iu drejtua edhe lideri I kësaj partie Nikolla Gruevski, paralajmëroi Ligj të ri për amnistinë e të gjithë pjesëmarrësve në natën e dhunshme të 27 prillit në Kuvend. Alsat-M
03 Dhjetor Kapacitetet hotelierike në Ohër dhe Strugë edhe më tej ballafaqohen me mungesë serioze të punëtorëve, gjegjësisht të kuadrit profesionist. Një prej shkaqeve për gjendjen e këtillë janë edhe pagat e ulëta në këtë sektor. Si pasojë, shumë prej tyre që mbarojnë arsimin profesionist largohen për punë në qendrat turistike në shtetet fqinje dhe Evropë. Në Strugë shumë objekte hotelierike mungesën e kuadrit e plotësojnë me punëtorë nga Shqipëria sidomos gjatë sezonit veror. Konsideroj se edhe punëdhënësit nuk investojnë sa duhet në kuadrot e tyre pasi ata konsiderojnë se duhet të kenë kuadro të përgatitura, që nuk është e…
03 Dhjetor Deputeti Lupço Dimovski është njëri nga gjashtë personat që ende është i pakapshëm për policinë dhe që dyshohet për dhunën në Kuvend në 27 prill mëson jozyrtarisht Alsat nga burime të hetimit. Dimovski është një prej gjashtë deputetëve të cilëve Kuvendi ua hoqi imunitetin. Por, nga Gjykata Penale thonë se të premten nuk i kanë marrë vendimet, edhe pse nga Kuvendi u shprehën se menjëherë pas firmosjes, janë proceduar në gjykatë. Nga Penalja gjithashtu nuk ka konfirmim nëse marrja në pyetje do të mbahet të martën, për kur deputetët ishin ftuar të paraqiten para marrjes së imunitetit. Shkurt…
03 Dhjetor Reshjet e mëdha të shiut ditëve të fundit kanë shkaktuar rritje të nivelit të lumenjve duke vështirësuar kështu edhe komunikacionin në disa akse të rrugore. Sipas informacioneve të fundit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike dalje lokale nga shtrati janë të mundura në pjesën e epërme nga rrjedha e lumit Vardarit, gjegjësisht në rajonin e Pollogut, në rrjedhën e Treskës, rreth Plasnicës, si dhe në vende të caktuara përgjatë rrjedhës së lumenjve Radikë, Drini i Zi, Sateska dhe Cërna Reka. Meteorologët edhe për sot në orët e pasdites parashikojnë reshje të shiut por me intensitet më të ulët, derisa…
Kryeministri Zoran Zaev thotë se nuk do të ketë rikonstruim të Qeverisë por vetëm plotësim të vendeve të zbrazëta. Sipas tij zgjedhja e ministrave të rinj është cështje ditësh. Zaev tha se së shpejti do të zgjidhet edhe ministri i ri i Shëndetësisë,por pa saktësuar se nga cila parti do të jetë ai. Ai gjithashtu foli edhe për paralajmërimet e VMRO-së për mos-mbështetjen e ligjeve të rëndësishme për integrimin evropian. Zaev tha se pret që opozita të jetë konstruktive sa i përket përmbushjes së reformave. Po punohet për plotësimin e vendit të Ministritë të Shëndetësisë i cili mbeti i zbrazët…

