Kryeministri Zoran Zaev thotë se nuk do të ketë rikonstruim të Qeverisë por vetëm plotësim të vendeve të zbrazëta. Sipas tij zgjedhja e ministrave të rinj është cështje ditësh. Zaev tha se së shpejti do të zgjidhet edhe ministri i ri i Shëndetësisë,por pa saktësuar se nga cila parti do të jetë ai. Ai gjithashtu foli edhe për paralajmërimet e VMRO-së për mos-mbështetjen e ligjeve të rëndësishme për integrimin evropian. Zaev tha se pret që opozita të jetë konstruktive sa i përket përmbushjes së reformave.
Po punohet për plotësimin e vendit të Ministritë të Shëndetësisë i cili mbeti i zbrazët pas largimit të kryetarit të tanishëm të Gostivarit Arben Taravari. Me të vërtetë me ndarjen fillestare, shëndetësia iu nda Aleancës për Shqiptarët për shkak të mjekut Arben Taravari, i cili ishte personalitet i pranueshëm para së gjithash nga sfera e mjekësisë. Tani po bisedojmë se si kjo në të vërtetë të plotësohet. Nuk bëhet fjalë për ndonjë rikombinim tjetër. Qeveria nuk mendon në këtë drejtim. Jam i bindur se edhe disa ditë do ta bëjmë të ditur përbërjen e plotë të Qeverisë – deklaroi kryeministri Zoran Zaev.
Por, Zaev është kundër zbatimit të masës së paraburgimit kur ajo nuk është e domosdoshme. Sipas tij paraburgimi në Maqedoni është shndërruar në dënim me burg.
“Paraburgimi, në Maqedoni, u shndërrua në dënim, në këto 12 vitet e fundit. Nuk do kasha dashur që kjo të ndodh në shtet. Kjo masë duhet të caktohet vetëm kur është e domosdoshme, dhe më shpesh të zbatohen masat lehtësuese në procesin hetimor, përmes preceseve gjyqsore.” – u shpreh kryeministri, Zoran Zaev.
“Reformat për të cilat flasim, fillimisht duhet të mendojmë se cfarë nënkuptojnë në fakt. Pa shtet ligjor nuk ka reforma. Nëse nuk sundon ligji, nëse ligji nuk vlen njejtë për të gjithë atëherë është e pakuptimtë që të mbetet vetëm debate. Për mua me rëndësi të posacme është që opozita të jetë konstruktive dhe faktor kritik në procesin e reformave.” – tha kryeministri, Zoran Zaev.

