Author: almakos

12 Dhjetor Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Sasho Vasilevski mbetet në burgun e Shutkës. Gjykata penale e refuzoi ankesën e tij të dorëzuar nga avokatët e tij. Gjykata e refuzoi edhe ankesën edhe të deputetit të partisë socialiste Lupço Dimovski. Ai kërkoi t’i hiqet masa e arrestit shtëpiak, por edhe për te mbetet në fuqi masa e caktuar nga gjykatësi në procedurë paraprake. Vasilevski dhe Dimovski bashkë me Krsto Mukovskin, Zhaklina Peshevska, Johan Tarçullovski dhe Luben Arnaudov akuzohen për kërcënim terrorist të rendit kushtetues për ngjarjet e 27 prillit.

Lexo më Shumë

12 Dhjetor Makinistët e “Hekurudhave të Maqedonisë – Transporti”, kanë aktualizuar grevën për të kërkuar pagën e muajit tetor. Ata janë kërcënuar se greva do të vazhdoj deri në fund të vitit nëse nuk u paguhet edhe paga e nëntorit. Ne vazhdojmë me protestën, respektivisht mos kryerjen e obligime tona deri në plotësimin e kërkesës tonë, pagesën e pjesës së dytë të pagës së tetorit. Nëse deri më 25 dhjetor nuk na paguhet në tërësi edhe paga e nëntorit ne sërish do të ndërprerjen kryerjen e obligimeve tona. Më besoni, pa para nuk mund të nisesh në rrugë, drejtpërdrejt rrezikohet…

Lexo më Shumë

12 Dhjetor Përgjegjësi dhe dorëheqje në rast të shkeljes së pozitës zyrtare duhet të ketë në vazhdimësi apo kur rastet e korrupsionit denoncohen nga kush do qoftë, e jo kjo të bëhet nga ndonjë diplomat perëndimor. Kështu vlerësojnë ekspertët duke komentuar rastin me KSHZ-në dhe dorëheqjet që pësuan pas denoncimit që i bëri ambasadori amerikan ndarjes së pagave shtesë nga anëtarët e këtij institucioni. Arif Musa ish anëtar i Komisionit antikorrupsion vlerëson se institucionet duhet të jenë kredibile ndërsa personat e emëruar të jenë më të përgjegjshëm pasi vetëm kështu mund të keni institucione të qëndrueshme dhe në shërbim të…

Lexo më Shumë

12 Dhjetor Çështja për emrin mund të zgjidhet vitin e ardhshëm, deklaroi ndërmjetësi Methju Nimic pas bisedimeve të sotme në Bruksel me përfaqësues të Maqedonisë dhe të Greqisë, Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis, transmeton MIA. “Pas kaq viteve, nuk do të paraqitet emër i ri magjik. Zgjidhja do të gjendet me vullnet politik dhe diplomaci të mirë”, tha Nimic. Sipas ndërmjetësit, përfundimisht edhe në Greqi edhe në Maqedoni është përmirësuar klima për çështjen e emrit. Nimici nuk tregoi nëse në takim ka dalë me propozim të ri. Raundi i sotëm i bisedimeve për emrin në Bruksel u mbajt pas pushimit…

Lexo më Shumë

12 Dhjetor Komunikacioni hekurudhor për mallra dhe për udhëtarë është ndërprerë tërësisht për shkak protestës së të punësuarve në Hekurudhat e Maqedonisë SHA Transport të cilët kërkojnë pagesën e pjesës së dytë nga paga e tetorit. Pas bllokimit të transportit hekurudhor të mallrave që filloi dje pasdite, prej sonte në mesnatë nuk qarkullojnë as trenat për udhëtarë. “Ka nisur vetëm treni i mëngjesit nga Shkupi për në Gjevegjeli, nga një i punësuar që nuk e ka respektuar marrëveshjen, ndërsa në relacionet tjera nuk zhvillohet qarkullim”, deklaroi për MIA-n Dushko Çakarovski, makinist në Hekurudhat e Maqedonisë SHA Transport. Çakarovski thotë se protesta…

Lexo më Shumë

Konferencë me temë “Përforcimi i këshillave komunal: Fillim i ri i demokracisë lokale” do të mbahet sot dhe nesër në Strugë. Në konferencë do të marrin pjesë kryetarët e 81 këshillave komunal. Është paralajmëruar që do të kenë fjalim ambasadorja zvicerane Sibil Suter Tejada dhe përfaqësuesja e përhershme e Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Luiza Uinton. Konferenca organizohet në kuadër të projektit “Përforcimi i këshillave komunal”, të cilin e realizon UNDP, ndërsa financiarisht është i mbështetur nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim. Qëllimi i projektit është që të përforcohen këshillat komunal si trupa më efektiv dhe…

Lexo më Shumë

Ndërmjetësuesi i KB-së në bisedimet për çështjen e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic, pas pauzës trevjeçare, sot dhe nesër në Bruksel do të ketë takim me përfaqësuesit e të dy vendeve Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis. Takimi, siç paralajmëroi Zyra e Nimicit, është pjesë e përpjekjeve të KB-së që t’u ndihmohet të dyja palëve të gjejnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme për çështjen e emrit. Është parashikuar që ndërmjetësuesi të ketë takime të veçanta me përfaqësuesit e të dy vendeve, ndërsa nesër, varësisht nga rrjedha e bisedimeve, do të mbahet një takim i përbashkët. Tani për tani, nuk…

Lexo më Shumë

11 Dhjetor Në Bruksel sot dhe nesër do të mbahet raund i ri bisedimesh mbi çështjen e emrit me Greqinë, për herë të pas ndërprerjes së tyre në vitin 2014. Ndërmjetësuesi i OKB-së Metju Nimic do të ulet në tryezë me ambasadorin e Maqedonisë në Shtetet e Bashkuara, Vasko Naumovski dhe negociatorin grek Adamantios Vasilakis. Me ta do të ketë edhe nga një diplomat tjetër nga të dyja vendet. Për sot ndërmjetësi ka planifikuar takime të ndara, dhe për nesër është planifikuar takim i përbashkët. Për rezultatin e takimeve në Bruksel këto ditë nuk ka njoftime nga pala maqedonase dhe…

Lexo më Shumë

11 Dhjetor Mjetet e parapara nga Qeveria për mbrojtjen e ambientit jetësor i cili kap shifrën prej 0,4% nga buxheti i përgjithshëm i shtetit ka nxitur reagime të ashpra tek disa shoqata joqeveritare të cilat merren me probleme ekologjike. Ata kritikojnë ashpër Qeverinë dhe kryeministrin Zaev, sepse sipas tyre shuma e ndarë nga buxheti për ndotjen e ajrit, flet qartë për joseriozitetin e qeveris në luftën kundër ndotjes së ajrit. Aktivistët kërkojnë rritje të buxhetit në 2.5 për qind, në të kundërtën kërcënohen protesta radikale. Buxheti i propozuar për 2018-tën i cili po na provokon neve pasi që është vetëm…

Lexo më Shumë

11 Dhjetor Në listën e delegatëve që do të jenë pjesë e kongresit të jashtëzakonshëm të VMRO-DPMNE-së më 22 dhe 23 dhjetor në Vallandovë, janë edhe emrat e deputetëve të cilët akuzohen për “Terrorizëm dhe cenim të rendit kushtetues” , e të cilët me urdhër të gjykatës janë në paraburgim ose në burg shtëpiak. Nga VMRO-DPMNE nuk deshën t’i përgjigjen pyetjes së Alsat-M, se kush është emri më i përfolur për trashëgimtarin e fronit të Nikolla Gruevskit, duke thënë se po presin kandidaturat të cilat më së voni duhet të dorëzohen deri më 21 dhjetor. Ata thotë se në këtë…

Lexo më Shumë

11 Dhjetor Me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë janë ndërprerë disa projekte të ELEM-it, si: Oborri i Parajsës në Komunën e Aerodromit, Garazhii në kate në Ohër, Qendra e Kongreseve në Ohër, Qendra për Skijim në Vodno dhe rrugica për Biçikleta në Kozjak. Përveç këtyre projekteve janë ndërprerë edhe disa projekte tjera nga fushat e turizmit. Megjithatë nuk precizohet saktësisht nëse me të njëjtin vendim është përfshirë edhe ndërprerja e punimeve rreth ndërtimit të teleferikut në Kodrën e Diellit. E kontaktuar nga Alsat, zëdhënësja e ELEM-it, Jasminka Anevska, ka theksuar se ndërtimet rreth teleferikut janë stopuar më vendim…

Lexo më Shumë

11 Dhjetor Më 19 dhjetor, Gjykata Themelore Shkupi 2 do të sjell vendim nëse familja e Rami Jusufit, i vrarë në masakrën e Lubotenit do të fitojë dëmshpërblim prej 1 milion eurove në rastin kundër MPB-së dhe Johan Tarçullovskit. Familjarët e të ndjerit Jusufi tashmë 14 vite kanë ngritur procedurën ligjore duke kërkuar dëmshpërblim për vrasjen e djalit të tyre. Kjo lëndë është sjell në vitin 2004 për marrjen e dëmshpërblimit. Pra, pas plot 13 viteve sot nga ana e të autorizuarave dhe përfaqësuesve u dhanë fjalët përfundimtare të palëve. Por kërkesa jonë bazohet në atë që ekziston vendim i…

Lexo më Shumë