11 Dhjetor
Më 19 dhjetor, Gjykata Themelore Shkupi 2 do të sjell vendim nëse familja e Rami Jusufit, i vrarë në masakrën e Lubotenit do të fitojë dëmshpërblim prej 1 milion eurove në rastin kundër MPB-së dhe Johan Tarçullovskit. Familjarët e të ndjerit Jusufi tashmë 14 vite kanë ngritur procedurën ligjore duke kërkuar dëmshpërblim për vrasjen e djalit të tyre.
Kjo lëndë është sjell në vitin 2004 për marrjen e dëmshpërblimit. Pra, pas plot 13 viteve sot nga ana e të autorizuarave dhe përfaqësuesve u dhanë fjalët përfundimtare të palëve. Por kërkesa jonë bazohet në atë që ekziston vendim i plotfuqishëm nga gjyqi ndërkombëtar i Hagës ku i akuzuari Johan Tarcullovski është shpallur si fajtor për ngjarjet e 2001 në Luboten- deklaroi avokati i familjes Asmir Alispahiq.
Nëna 73 vjeçare e Ramiut, Zejnepe Jusufi me dhimbje e kujton ditën e masakrës së Lubotenit, kur para syve të saj ia vranë të birin 33 vjeçar. Ajo thotë se asnjë lloj dëmshpërblimi nuk do t’ia kompensoj dhimbjen e djalit, por shpreson që drejtësia të fitoj.
Njëherë gjuajtën në oborr me granata pastaj hynë brenda, erdhën brenda dhe djali doli te shohë çka u bë, ata gjuajtën dhe e vranë. Ai mbet ashtu, as nuk kishte kush ti ndihmoj, s’kisha kujt ti kërkoj ndihmë- tha nëna e viktimës Zejnepe Jusufi.
Aksioni i forcave të sigurisë në Luboten kishte filluar më 10 gusht 2001, ndërsa vrasja e Rami Jusufit ka ndodhur dy ditë më vonë, më 12 gusht. Në këtë aksion humbën jetën 10 persona, në mesin e tyre dhe një fëmijë 7 vjeç.
Alsat M

