12 Dhjetor
Makinistët e “Hekurudhave të Maqedonisë – Transporti”, kanë aktualizuar grevën për të kërkuar pagën e muajit tetor. Ata janë kërcënuar se greva do të vazhdoj deri në fund të vitit nëse nuk u paguhet edhe paga e nëntorit.
Ne vazhdojmë me protestën, respektivisht mos kryerjen e obligime tona deri në plotësimin e kërkesës tonë, pagesën e pjesës së dytë të pagës së tetorit. Nëse deri më 25 dhjetor nuk na paguhet në tërësi edhe paga e nëntorit ne sërish do të ndërprerjen kryerjen e obligimeve tona. Më besoni, pa para nuk mund të nisesh në rrugë, drejtpërdrejt rrezikohet siguria e makinistit ndërsa të tjerët këtë nuk e kuptojnë, nuk mund të punosh me nervozë dhe pa para – deklaroi Dushko Çakarovski, makinist.
Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë-Transport, Lubisha Ristiç tha për Alsat se po punohet në zgjidhjen e shpejtë të problemit, madje sipas tij epilog mund të ketë deri në fund javës.
Edhe ministri i transportit Goran Sugarevski disa herë kishte premtuar zgjidhjen e këtij problemi. Në takimin e fundit me sindikatën e këtij institucioni ai tha se po shqyrtohet mundësia e gjetjes së një zgjidhje afatgjate për pagat e makinistëve.
Melihate Rustemi

