Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Në mëngjes do të ketë reshje të dobëta të borës në pjesët perëndimore të vendit. Temperaturat e mëngjesit do të varjojnë prej minus dy deri katër, ndërsa gjatë ditës prej tre deri 10 gradë maksimumi.
Në Shkup do të ketë mot me diell me vranësira të vogla. Temperaturat e mëngjesit do të zbresin deri në 0 gradë, ndërsa ato të ditës do të arrijnë deri në gjashtë gradë.

