10 Dhjetor
Komiteti Qendror i VMRO DPMNE-së sonte vendos për dorëheqjen e ofruar të liderit të kësaj partie Nikolla Gruevski dhe për rendin e ditës për kongresin e jashtëzakonshëm të VMRO-së i cili është caktuar për më 23 dhjetor. Para fillimit të mbledhjes, anëtari i Komitetit Qendror Antonio Miklloshovski tha se do të pranojnë dorëheqjen e ofruar nga Nikolla Gruevski. Milloshovski shkurt tha se kandidatura për të parin e partisë do të pranojnë disa ditë para mbajtjes së kongresit. Ndër emrat më të përfolur për të zënë vendin e Gruevskit përfliten, Hristijan Mickovski i cili edhe sonte para fillimit të mbledhjes tha se nuk përjashton mundësinë e kandidimit, pastaj koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-së Ilija Dimovski, ish ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov dhe ish shefi i diplomacisë Nikolla Popovski. Kandidaturën e tij për kreun e VMRO DPMNE-së e paralajmëroi edhe Filip Petrovski ish deputet i kësaj partie.

