10 Dhjetor
Në Ohër në mes të ditës ka pasur të shtëna në bulevardin kryesor. Sipas informacioneve nga policia, është plagosur një person nën gju, i cili menjëherë është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë. Jozyrtarisht mësohet se është shtënë nga një automobil në lëvizje. Nga policia e Ohrit nuk zbulojnë më shumë detaje rreth incidentit. Nuk është bërë i ditur identiteti i të plagosurit, dhe nëse dihen motivet për ngjarjen. Ata thonë se në koordinim me Prokurorin Publik ndërmerren masa për zgjidhjen e rastit.

