Koncentrime disa herë më të larta të grimcave PM10 janë regjistruar në të gjitha stacionet e matjes, ndërsa përqendrim maksimale prej 533 mikrogramë është matur në Lisiçe.
Në Lisiçe koncentrimet e matura prej orës 17 dje lëvizin prej 140; 327; 496, duke arritur maksimumin prej 533 në mesnatë, pas çka fillojnë të zvogëlohen, por mbeten disa herë mbi të lejuarën. Në matjen e fundit në orën tetë arrin 221 mikrometra në metër kub.
Në Karposh koncentrime më të larta janë matur mes orës 18 dhe 23. Kanë lëvizur sipas matjeve, prej 161,204,248 deri 335 në orën 23. Pastaj vërehet zvogëlim dhe sot në mëngjes janë matur 172 mikrogramë në metër kub.
Në Gazi Babë koncentrime më të larta janë regjistruar prej orës 17 ku janë matur 131, ndërsa maksimalja është matur në orën 23 prej 273 mikrogramë. Sot në mëngjes në Gazi Babë janë matur 162 mikrogramë.
Në Qendër sipas matjeve koncentrime më të larta ka sot në mëngjes prej 231 mikrogramë. Prej dje në orën 18 janë vërejtur koncentrime prej 118 deri 209 mikrogramë.

