15 Dhjetor
Instituti i të Drejtave të Njeriut në raportin mbi monitorimin e Këshillit Gjyqësor shënon përmirësim minimal në transparencën dhe llogaridhënien e këtij organi. Megjithatë, raporti tregoi se në segmente të caktuara të Këshilli nuk ishte aq transparent. Kjo është për procesverbalet e mbledhjeve të cilat nuk janë shpallur publikisht, dhe raportet nga mbledhjet e mbajtura kanë qenë pa informacione të detajuara. Analiza tregoi se ka përmirësim në publikimin e informacioneve për kandidatët të cilët kanë aplikuar për pozita më të larta gjyqësore, dhe vërehet ndryshim në mënyrën e përzgjedhjes dhe avancimit të gjyqtarëve. Më parë zgjidheshin ata që janë vlerësuar më mirë, derisa në konkursin e fundit për gjyqtarë në pozicione të larta dhe kryetarët e gjykatave janë përzgjedhur ata me vlerësim më të ulët.
Ne kishim situata të ndryshimit të sjelljes në lidhje me trajtimin e pikave dhe në pjesën e ndërhyrjes nga anëtarët e Këshillit Gjyqësor, që pavarësisht pikave, komentuan dhe jepnin vlerësim të ndryshëm apo vlerësim shtesë për kandidatët- deklaroi Margarita Caca Nikoloska, Instituti i të Drejtave të Njeriut.
A do ta zëvendësojmë një fletore partiake me një tjetër, për shkak se Këshilli Gjyqësor nuk ka dhënë një përgjigje të vlefshme pse janë zgjedhur këta kandidatë. Ndryshe nga më parëshoh te gjykatësit se ka inkurajim më të madh që të flasin publikisht- tha gazetarja Gordana Duvnjak.
Alast M

