15 Dhjetor
Seanca e Kuvendit në të cilën në rend dite ishte Propozim-buxheti i plotësuar për vitin 2018 sot është zhvendosur për më 22 dhjetor. Në vend të saj, është caktuar vazhdimi i seancës së 22-të në të cilën duhet të emërohet prokurori publik, si dhe të shqyrtohen ligjet reformuese për gjyqësinë.
Qeveria më 7 nëntor i propozoi Kuvendit për prokuror publik të Republikës së Maqedonisë të emërohet Lubomir Joveski, anëtar i Këshillit të prokurorëve publikë.
Në shpalljen që e publikoi Qeveria më 14 shtator, për prokuror publik shtetëror u paraqitën 23 kandidatë. Pas paraqitjes së kandidatëve, Këshilli i prokurorëve publikë, me kërkesë të Qeverisë, dorëzoi mendim të elaboruar në formë të shkruar për të gjithë kandidatët e paraqitur në shpallje që i përmbushin kushtet. Mendimi i Këshillit është obligues për Qeverinë, e cila madje kandidatët e propozuar i dorëzon deri te Kuvendi.

