Të punësuarit në administratën publike nuk do të largohen nga puna ndërsa ka gjasa që të ketë punësime të reja në përputhje me kërkesat. Këtë sot e bëri të ditur Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski i cili tha se numri i të punësuarve në administratë është zvogëluar natyrshëm, megjithatë numri i saktë do të mësohet në mars të vitit të ardhshëm kur edhe do të publikohet raporti i punësimeve të vitit që po lëmë pas. Mançevski gjithashtu tha se do të ketë nevojë për punësim të elektro-inxhinierëve për shkak të implementimit të Regjistrit Qendror Elektronik. Mançevski pranoi se në konkursin për punësime në Kuvend, në të cilin qëndrojnë kriteret se të punësuarit duhet të jenë shqiptarë ose maqedonas, është diskriminues për bashkësitë e tjera që jetojnë në Maqedoni. Sipas tij, janë propozuar amendamente dhe së shpejti do të përmirësohen gabimet e këtij konkursi.
Nuk do të largohen administratorë, siç edhe thash më herët, megjithatë administrata veç më ka zvogëlim të natyrshëm. Ne kaluam nga zgjedhje në zgjedhje, patëm kufizime, nuk pati punësime në administratë dhe për këtë arsye edhe është zvogëluar numri i të punësuarve në administratë. Punësime të reja do të ketë dhe është patjetër që të ketë. 09:25 “Nuk kemi inxhinierë, inxhinierë ndërtimor, nuk kemi arkitektë, nuk kemi as numër të mjaftueshëm të juristëve. Nuk kemi numër të mjaftueshëm të punëtorëve me arsim të lartë që të zënë vendin në pozitat udhëheqëse në administratë – deklaroi Mançevski.
Alsat-M

