18 Dhjetor
Senaca gjyqësore kundër Ljupco Stojanovskit gjyshi i Tamarës i cili ngarkohet për dy akuza njëra për tentim vrasje ndaj ish Ministrit të Shëndetësis Nikolla Todorov dhe e dyta për posedim dhe përpunim të armve është anuluar për më 22 janar. Sipas kërkesë së avokatës së Stojanovskit, në momentin që është kryer ekspertizë psikiatrike ndaj klientit të sajë ekspertët kanë qenë me licenca të skaduara. Avokatja Zefiq në fillim të seancës gjithashtu kërkoi edhe ndërrimin e gjyqtarës Safi Lalicic për shkak se e njejta ka qenë e përfshirë në bisedat e përgjuara që u publikuan nga lideri i LSDM-së ku dëgjohet duke biseduar me ish shefin e DSK-së Sasho Mihajllkov, kërkesë kjo që nuk u pranua me arsyetimin se gjyqtarja nuk njihet personalisht me të dëmtuarin.
Tani ekspertizën do ta kryej spitali Psikiatrik i Shkupit i njohur si Bardovci. Deri në seancën e radhës do të duhet dalin me qëndrimin se nëse i pandehuri ishte i vetëdijshëm për pasojat dhe nëse kishte çrregullime të caktuara psikologjike gjatë kryerjes së veprës – deklaroi Pavlinka Zefiq, avokate.
Alsat-M

