14 Dhjetor
Gjykimi i sotëm në rastin “Spiuni” është shtyrë për 23 janar. Arsyeja ishte mungesa e të pandehurit Marjan Efremov. Gjykata urdhëroi për seancën e ardhshme t’i dërgohet thirrje sipas rregullit. Përndryshe këtë lëndë tani e përfaqëson prokuroria speciale pas marrjes përsipër nga prokuroria e rregullt. Gjykata e Apelit vitin e kaluar i uli dënimet e të pandehurve dhe e ndryshoi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës Penale. Përveç Efremovit, tashmë të dënuar në rastin janë edhe ish gjenerali Goran Stojkov, Marjan Maxhovski dhe Vane Cvetanov. Në rastin “spiuni”, që është nga viti 2013, 18 persona janë dënuar për bashkim kriminal, spiunazh, shantazh, mashtrim dhe posedim të paligjshëm të armëve.

