13 Dhjetor
Banorët e Shkupit, respektivisht të komunave Karposh, Qendër dhe Gazi Babë bashkë me banorët e Kumanovës, Tetovës dhe Velesit mbrëmë dhe sot thuajse janë ngulfatur nga ndotja e ajrit. Përqëndrimi i lartë i grimcave kancerogjene PM10 dhe PM 2.5 është për disa herë më i lartë nga sasia e lejuar. Kreu i Shkupit, Petre Shilegov tha se nuk duhet të bëhet “shou” nga kjo problematikë e ndjeshme për qytetarët por se për gjetjen e zgjidhjes, punohet intenzivisht në bashkëpunim me Ministrinë e Ekologjisë. Si një ndër masat e radhës që do të ndikoj në pastrimin e ajrit, Shilegov përmendi mbylljen e furrës për djegien mbeturinave medicianle në deponinë Drislla të Shkupit.
Unë fillimisht jam përgjegjës për fëmijët e mi dhe pastaj të gjithë fëmijët që jetojnë në Shkup dhe rrethinë në këtë ajër të ndotur. Mbyllja e furrës për djegien e mbeturianve medicinale gjatë këtyre ditëve është masa e radhës që duhet përshëndetur. Gjatë periudhës vijuese, varësisht asaj se si do të jetë shkalla e ndotjes së ajrit në vend do të njoftoheni për masat që do t’i ndërmarrë Qyteti i Shkupit bashkë me Ministrië e Ekologjisë, për shkak se po punojmë me aktivitete të përbashkëta, nuk mundemi me raste individuale të presim rezultate spektakulare, kjo punë është sistematike- deklaroi kryetar I qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
Kjo Qeveri dhe Ministria e Ambientit jetësor dëshirojnë që në aspektin sistemor t’i rregullojnë çështjet sepse brenda ditës, me shkop magjik nuk rregullohen- deklaroi ministër i Ekologjisë Sadulla Duraku.
Shilegov, gjithashtu tha se ka kërkuar të shqyrtohen licencat e dy bartësve të pronave të cilët mund të jenë shkaktarë të ndotjes të ajrit dhe për të njejtat do të njoftohet ditëve në vijim. Një ndër masat e radhës që u përmend nga Shilegov është edhe transporti publik falas dhe shtrenjtimi i biletave të parkingut, për të cilat duhet të vendosë Këshilli Qytetit të Shkupit deri në fund të vitit.
Melihate Rustemi

