Vizitën e kryeministrit Zoran Zaev, një ditë më parë në Kosovë dhe takimet me krerët e shtetit, profesori universitar Blerim Reka e sheh si një kthesë e politikës së jashtëm të Maqedonisë me orientim perëndimor.
Zaevi me ketë vizitë e ktheu politikën e jashtme pro perëndimore dhe e ndërpreu atë pro lindore që ka qenë 10 vjetet e kaluara. Me fjalë të tjera, kjo vizitë edhe një herë e dëshmoi rikthimin e Maqedonisë në rrugën euro atlantike pas 10 vitesh në rrugën që ishte për nga lindja. Me fjalë të tjera kryeministri Zaev vetëm konfirmon se është i përcaktuar stategjikisht për “Ballkanin Adriatik”, pro perëndimorë me Kosovën, Shqipërinë dhe Malin e Zi dhe shteti shmanget nga “Ballkani Dubanian” apo pro rusë që ishte deri me 11 dhjetor – tha Blerim Reka, profesor universitar.
Gazetari Arben Ratkoceri vlerëson se anëtarësimi në NATO dhe në BE është një arsye e fortë që Maqedonia dhe Kosova të bashkëpunojnë. Ndërsa gazetarja Snexhana Llupevska vlerëson se Maqedonia dhe Kosova duhet të afrohen më shumë duke ndërtuar infrastrukturë rrugore dhe bashkëpunim ekonomik.
Si përcaktim edhe qeveria e Maqedonisë edhe ajo e Kosovës që s’kanë rrugë të tjetra përpos anëtarësimit në NATO dhe në BE janë të detyruar ‘ti bëjnë këta bashkëpunime deshën apo nuk deshën dhe incidente lokalizime dhe me përmasa që duhet të dënohen. Ndërsa shoqëria në Kosovë dhe Maqedoni duhet të orientohet nga Brukseli – u shpreh Arben Ratkoceri, gazetar.
Sa u përket maqedonasve fakt është se në vitet e kaluara ka ndikuar politika dhe marrëdhënia me Serbinë dhe ndaj marrëdhënieve me Kosovën, ndërsa nga ana tjetër çfarë kanë bërë kosovarët që të afrohen me ne maqedonasit dhe siç u cek është e nevojshme dhe shkëmbimi ekonomik sepse jemi ne deficit. Është e nevojshme edhe infrastruktura rrugore për shkak se sikur që vijnë ata nga Kosova tek ne për diçka sigurt edhe ne për diçka do të duhet të shkojmë në Kosovë – theksoi Snexhana Llupevska, gazetare.
Debati emisionin 200 erdhi pas takimeve të kryeministrit Zaev me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinja, presidentin Hashim Thaci dhe krye parlamentarin Kadri Veseli.
Senat Zylbehari

