Këshilli për reforma në gjyqësor punon në mënyrë jo transparente, ka deklaruar drejtorja e akademisë për gjykatës dhe prokuror, Aneta Arnaudova duke reaguar edhe për lënien e këtij institucioni jashtë strategjisë për reforma në gjyqësor. Në deklaratën para fillimit të punëtorisë ndërkombëtare lidhur me standardet e BE-së për stërvitjen dhe gjykatësve dhe prokurorëve, Arnaudova tha se mbeten dilema se çfarë do të ndodhë me zgjedhjen e gjykatësve dhe nëse do të mbetet përqindja për të cilin kishte marrëveshje në strategjinë për reforma, pasi siç tha ajo, javën e kaluar në Bruksel, përfaqësues i i Ministrisë Drejtësisë kishte deklaruar se po përgatiten ndryshime në ligjin për gjykatësit kurse përqindja për zgjedhjen e kuadrit të këtij institucionit dhe të tjerëve jashtë akademisë do të jetë në raportin 6o me 40.
Këshilli për reforma punon në mënyrë shumë jo transparente. Për një arsyeje të tillë siç e dini edhe ju është larguar edhe profesori Gordan Kallajxhiev. Me sa kam njohuri pasi nuk jam konsultuar, po përgatiten ndryshime në ligjin për akademinë për të cilat, jo që unë nuk janë përfshirë, por edhe asnjë nga këta të pranishëm këtu, organe të Akademisë, ligjërues, mentor, aspak nuk janë të përfshirë, e as që janë konsultuar për asnjë segment të punës së Akademisë- deklaroi Aneta Arnaudovska, Drejtoreshë e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik.

