Këshilli për reforma në gjyqësi punon në mënyrë shumë jo transparente. Në Projekt strategjinë për reforma në gjyqësi, aspak nuk ishim të përfshirë si Akademi pavarësisht porosive se Qeveria e re do të jetë transparente, deklaroi sot drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë Aneta Arnaudovska.
Në deklaratën për media që e dha para fillimit të Punëtorisë ndërkombëtare për standardet e BE-së për trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve theksoi se në Projekt strategjinë parashikohej që një përqindje e caktuar e gjyqtarëve do të zgjidhen me një Akademi të papërfunduar e cila, siç tha, nuk u pranua në raportin e Priebes të 14-të shtatorit kur Strategjia e re u miratua.
“Edhe pse në Projekt strategji u fillua me një fjalor shumë diskreditues për Akademinë se prodhon kuadro të paafta, se ka një rezultat jo të kënaqshëm në punën. Por pas vërejtjeve tona deri te Komisioni Evropian ky fjalor u hoq”, tha Arnaudovska.
Sipas saj mbetet dyshimi çfarë do të ndodhë me zgjedhjen e gjykatësve dhe nëse do të mbetet përqindja e parashikuar në Strategjinë për reforma, sepse, sipas Arnaudovskës, javën e kaluar në takimin e Akademive në Bruksel, një përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë ka deklaruar se përgatiten ndryshime në Ligjin për gjykatat dhe se përqindja për zgjedhjen e akademikëve dhe njerëzve jashtë Akademisë do të jetë 60 kundrejt 40.
Arnaudovska shpreh pakënaqësi sepse edhe krahas asaj që përgatitet ndryshim i Ligji për Akademinë, ajo nuk është e përfshirë, as e konsultuar, si dhe as ndonjë nga organet e këtij institucioni.
Në pyetjet e gazetarëve lidhur me dokumentet e falsifikuara për njohje të gjuhëve të huaja nga ana e kandidatëve të prokurorëve të Maqedonisë të cilët kanë konkurruar në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik, Aranudovska tha se Këshilli Drejtues i Akademisë ka sjellë vendim, i cili për dy-tre ditë do të publikohet në ueb faqen e Akademisë.

