Dorëheqjet e parevokueshme të tetë anëtarëve të KSHZ-së janë deponuar në Kuvend dhe po presin konstatimin e institucionit ligjvënës. Kuvendi në afat prej 3 ditësh është i obliguar që t’i konstatojë dorëheqjet, pas çka do duhej do të shpallet konkurs për anëtarët e rinj, të cilët do t’i propozojnë partitë parlamentare kurse të pavarurit të zgjidhen me konkrs publik. Dorëheqja e anëtarëve të KSHZ-së ka hapur një problem shtesë në Qeverinë e Zoran Zaevit. Këtë e pranoi edhe vet kryeministri i cili tha se brenga kryesore e tij është plotësimi i vendeve të zbrazëta të deputetëve të VMRO-DPMNE-së në Kuvend, pa të cilët nuk mund të emërohen anëtarë të ri të KSHZ-së. Zaev zotohet se nëpërmjet dialogut me opozitën, do të gjejnë gjuhën e përbashkët për zgjidhjen e problemit me KSHZ-në.
Më janë të zbrazur vendet e deputetëve të cilët duhet të plotësohen. Ju e dini se anëtarët e KSHZ-së kanë dhënë dorëheqje. Duhet të vazhdojë me punën përderisa parlamenti nuk i konstaton këta dorëheqje. Të gjithë këta punë duhet që të kompletohen që të mundemi që në mënyrë të drejtë dhe formale t’i kalojmë këta procedura, pra edhe për kompletimin e qeverisë. Do të hapim debat me opozitën dhe mendoj se nëpërmjet dialogut gjithmonë ekziston mundësi për të gjetur zgjidhje- deklaroi kryeministri Zoran Zaev.
VMRO-DPMNE-ja hesht! Të kontaktuar nga Alsat-M, partia më e madhe opozitare nuk përgjigjet konkretisht nëse do të jetë prezent në seancë kur do votohet për anëtarë të rinj dhe se cilët do të jenë përfaqësuesit e tyre të ardhshëm në KSHZ. Jozyrtarisht mësohet se VMRO-DPMNE-ja do vendosë për emrat e rinj të anëtarëve që i takojnë në KSHZ pas kongresit të partisë të paralajmëruar për më 23 dhjetor.
Të gjithë anëtarët që kanë dhënë dorëheqje vazhdojnë të qëndrojnë në punë deri në ditën kur do u konstatohet dorëheqja e tyre. E vetmja anëtare që vazhdon në KSHZ është Ermira Asani e cila u shpreh se nuk mban përgjegjësi për vendimin për marrjen e bonuseve. Edhe pse Asani është anëtarja më e re dhe me më së paku bonuse, pasi që ajo u emërua në vend të ish-anëtarit të PDSH-së në KSHZ, Bedredin Ibrahimi. Ibraimi gjithashtu ka marr bonuse për dy cikle zgjedhore. Reagimet në opinion erdhën pasi Ambasadori i SHBA-ve në Shkup Xhes Bejlli, publikisht akuzoi anëtarët e KSHZ-së për jo-transparencë gjatë sjelljes së vendimit për kompensim të punës së tyre.
Besjan Leka

