06 July Gjykata Supreme nga Prokuroria Speciale ka kërkuar ta kompletojë kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë së lëndës “Talir.” Katica Janeva nga Gjykata më e lartë kërkon ta vlerësojë vendimin e Penales, i cili mori vendim se nuk ka kushte për ta “ngrirë” pallatin e bardhë dhe një pjesë të pronës së VMRO – DPMNE-së. PSP në afatin ligjor prej 18 muajve nuk arriti të ngre padi për rastin Talir, ku i dyshuari i parë ishte lideri i partisë Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë për veprën për pastrim parash dhe financim të paligjshëm të VMRO- DPMNE-së.…
Author: almakos
Udhëkryqi i diskriminimit, ose Somalia. Kështu e quajnë banorët e lagjes me numër 15 në Hasanbeg, rrugën e cila lidh ata me fqinjët e tjerë të lagjes. Kjo për faktin sepse, sipas banorëve, infrastruktura dallon sipas etnitetit. Banorët thonë se në qoftë se je maqedonas, atëherë do të keshë edhe kanalizim edhe ujësjellës edhe asfalt e në të kundërtën, rrugët do të duken kështu. “Tek maqedonasit janë shtruar asfalt krejtë rrugët, ndërsa tek ne jo. Sikur e patë prej tek transformatori e teposhtë ne jemi si me thënë si në Somali jo si në Shkup të Maqedonisë” “Deri këtu vjen…
06 July Prokuroria Speciale i dorëzoi në gjykatë ankesat për mos-paraburgimin e ish kryeministrit Nikola Gruevskin dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, Mile Janakievskin, Gordana Jankulovskën, Kiril Bozhinovskin dhe Martin Protugjerin. Bilanci i ankesave të dorëzuara është 30, pasi që Gjykata Penale nuk aprovoi asnjë paraburgim prej 18 kërkesave të Katica Janevës. Zyrtarisht deri sot në gjykatën e Apelit nuk ka mbërritur asnjë ankesë. Procedura rrjedh në atë mënyrë që, ndaj të gjitha ankesave të dorëzuara në Gjykatë, palët kundërshtuese kanë të drejtë të dorëzojnë ankesë shtesë. Nëse Prokuroria Speciale ankohet se pse gjykata nuk ka shqiptuar paraburgim, të…
Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar kërkon realizimin e planit 3-6-9 të prezantuar nga Qeevria e Maqedonisë. Ai ka thënë se sheh optimizëm. Zhbogar njoftoi se gjatë disa muajve të ardhshëm do të vlerësoj se sa Qeveria do të mund të zbatoj. Zhbogar ka thënë se BE do të mbështes këtë proces, por do të presin që hapa pas hapi të realizohen këto çështje. “Ajo që është e mirë është që Qeveria tash më ka dal me plan. Tani lëvizin nga e folura për reforma, ajo tashmë është vendosur konkretisht në letër. Mendoj se ajo që është e nevojshme…
06 July VMRO-DPMNE-ja bllokon shkarkimin e Prokurorit të deritanishëm Publik Marko Zvërlevski. Pak para se të mbërrihej në pikën e shkarkimit të Zvërlevskit, deputetët e VMRO-së në mënyrë masive u paraqitën për fjalime në seancën ku po diskutohej për kompetencat e Avokatit të Popullit. 30 deputetë të VMRO-së u paraqitën për fjalime, ndërsa një gjë e tillë pothuajse është e pamundur të pengohet për shkak të faktit se kjo parti nuk ka akoma grup parlamentar dhe për këtë shkak ka të drejtë që secili që paraqitet për fjalë të kërkojë edhe procedurale dhe replika. Një praktikë është krejtësisht ndryshe nëse…
Prokuroria Speciale Publike ka dorëzuar në Gjykatën e Apelit pesë ankesa për vendimet e Gjykatës Penale. Ankesa kanë idhje me refuzimin e kërkesave të tyre për shqiptimin e masave të paraburgimit për liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ish shefin e kabinetit të tij, Martin Protogjer, ish ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ish ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe sekretarin gjeneral të Qeverisë, Kirill Bozhinovski, të akuzuar në rastin “Titanik” për mashtrime zgjedhore. Këshilli Penal në Gjykatën Themelore Shkupi 1, në vend të paraburgimit, pesë të akuzuarve ua ka marrë dokumentet e udhëtimit dhe ato diplomatike dhe…
Spase Gligorov zyrtarizohet në krye të Agjencisë për Administratë. Vendimi është marrë sot në Kuvendin e Maqedonisë, me 61 vota pro dhe asnjë kundër. Deputetët e VMRO-së kanë kundërshtuar kandidaturën e Gligrovit, duke theksuar se në këtë mënyrë po bëhet partizimi i administratës me militantë të LSDM-së. Por, zëvendësministri për Shoqëri Informatike, Aleksandar Bajdevski vlerëson se Gligorov është profesionit dhe i përmbushë kushtet e kërkuara. /SHENJA/
06 July Pjesëmarrja e Zv/Presidentit të SHBA-ve, Majk Pens në “Kartën e Adriatikut” në Podgoricë më 2 gusht, dëshmon angazhimin e SHBA-ve për këtë rajon, theksoi ambasadori i SHBA-ve, Xhes Bejli. Në takimin e Kartës së Adriatikut ku Maqedonia është anëtare, Pens do t’ua përcjellë liderëve të rajonit porositë e SHBA-ve. Ai do të jetë këtu kryesisht për të folur me partnerët, aleatët në rajon për angazhimet e SHBA-ve në rajon. Mendoj se do të dëgjoni mesazhe për këtë. Ky është qëllimi kryesor i vizitës. Karta e Adriatikut ku bëjnë pjesë SHBA-të, Maqedonia dhe anëtare tjera të rajonit është një…
06 July Pjesëtarë të Armatës së Maqedonisë me mbështetje të komandës së forcave tokësore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë do të marrin pjesë në stërvitjen shumëkombëshe “Saber Guardian 2017”. Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska njoftoi se ARM-ja do t’i bashkohet kësaj stërvitje me tetë anëtarët e Batalionit të inxhinierisë, 40 anëtarë të batalionit të policisë ushtarake dhe 14 anëtarë të Batalionit të Operacioneve Speciale. Pjesëtarët e ARM-së do të shpërndahen në kampet në Romani dhe Hungari. Pjesëtarët tonë do të tregojnë se ushtria e Maqedonisë dhe pjesëtarët e sajë munden të marrin pjesë së bashku me anëtarët…
Konfirmohet angazhimi amerikan në Ballkan. Këtë e deklaron ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily, duke komentuar vizitën e nënpresidentit të SHBA-së, Majk Pens, i cili më 2 gusht në Podgoricë do të marrë pjesë në takimin e Kartës së Adriatikut. Këtë takim do ta bashkëkryesojë Republika e Maqedonisë. “Pens para së gjithash do të flasë me partnerët dhe aleatët nga rajoni për përkushtimin e SHBA-së në këtë rajon. Mendoj se do të dëgjojmë porosi në atë temë. Ky është qëllimi esencial i vizitës. Karta e Adriatikut në të cilin SHBA-ja është pjesë përmes Republikës së Maqedonisë dhe anëtareve tjera rajonale…
06 July Avokatët mbrojtës të lëndës për rastin e “Sopotit” shpresojnë që pas marrjes së lëndës nga ana e Prokurorisë Speciale dhe pranimit nga kjo e fundit, gjykimi të përfundojë që në seancën e parë më 18 shtator. Sipas avokatëve Prokuroria Themelore, gjatë gjykimit të njëmbëdhjetë të akuzuarve nuk ka pas asnjë dëshmi tjetër përpos deklaratës së dëshmitarit Ramadan Bajramit. Vullnet Paçuku dhe Naser Raufi presin që deklarata e Bajramit të largohet që në seancën e parë. Vendimet paraprake të gjykatave kanë qenë zero, kanë qenë vetëm tendenca, kanë qenë vetëm montim, bazë për t’i dënuar këta perona të pafajshëm…
06 July Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar ka deklaruar se vëren një optimizëm në punën e pushtetit për zbatimin e reformave prioritare të tremujorit të parë. Sipas tij, plani për reforma është i qëlluar dhe do të marrë mbështetjen e BE-së për të gjetur zbatim. Zhbogar këto komente i bëri sot, gjatë vizitës që iu bëri dy komunave, të Zhelinës dhe të Bërvenicës, në kuadër të projektit “BE-ja për ty”. Ky optimizëm vjen nga fakti se qeveria iu është qasur reformave pasi që edhe ka quajtur veten qeveria reformatore. Me adoptimin e pakos së reformave 369 besoj se ata dëshmojnë…

