06 July Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi në një prononcim për Alsat deklaroi se me kërkesën që deputetët e VMRO-DPMNE-së i dorëzuan atij për formimin e dhjetë grupeve parlamentare, de fakto, ata e njohin atë si kryeparlamentar. Xhaferi shtoi se formimi i dhjetë grupeve nga i njëjti koalicion zgjedhor nuk është praktikë e Kuvendit por është formë e duhur për të penguar punën në seanca, nëse ky është qëllimi i tyre. Ai madje shtoi se nuk ka mekanizma për të penguar obstruksionet e mundshme të tyre të cilat do të jenë në kuadër të Rregullores së Kuvendit. Alsat-M [embedded content]
Author: almakos
Sindikata rajonale e Arsimit ka mbajtur sot një protestë në Bogovinë, për shkak të mosmarrjes së rrogave të mbi 500 të punsuarve në arsimit. Përfaqësuesit e SASHK-ut thonë se janë të revoltuar nga moszgjidhja e ngërçit politik në këtë komunë, i cili ka shkaktuar probleme serioze për arsimtarët dhe administratën nëpër shkollat. Protestuesit kërkojnë nga qeveria që urgjentish të marrë masa për zgjedhjen e kësaj situate, ndërsa akuzojnë autoritetet lokale se kanë lënë në harresë gjendjen e punonjësve, duke u marrë me inatet në mesin e tyre. “Apelojmë që qeveria urgjentisht të merr masa për zgjidhjen e situatës dhe lus…
Nga ministria e Arsimit thonë se regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme, në afatin e dytë, nuk është përmbushur numri i nxënësve dhe se ka shumë vende të lira. Por, edhe drejtorët e gjimnazeve e pohojnë një gjë të tillë. Drejtori Xheladin Muça, i shkollës “Ibrahim Temo”, në Strugë, në një intervistë për Almakos, për afatin e parë tha se interesimi ka qenë i ulët dhe se kriteret, në bazë të kuotës së pikëve, për pranimin e nxënësve nuk janë përmbushur, kështu që ka disfalifikuar një numër të madh të nxënësve. Por, edhe për afatin e dytë, të Korrikut,…
Ligji për zyrtarizimin e gjuhës shqipe dërgohet në Komisionin e Venedikut me qëllim që kjo çështje të zvaritet edhe më tej, thonë ekspertët e drejtësisë dhe analistët politik. Qëllimi kryesor sipas tyre është që në këtë mënyrë të kalohen zgjedhjet lokale, ndërsa profesori universitar Qashif Bakiu, thotë se me ketë vendim u dëshmua se partitë maqedonase nuk kanë dallim mes tyre kur bëhet fjalë për të drejtat e shqiptarëve. “Nga dita në ditë bindem se ndaj çështjeve shqiptare nuk kemi thjeshtë qasje të VMRO-së ose të LSDM-së por kemi qasje të partive maqedonase. Kjo mënyrë dhe kjo tentativë për të…
Policia e Maqedonisë ka bërë të ditur se po vazhdojnë përpjekjet e emigrantëve nga viset e prekura nga lufta në Lindjen e Mesme, që të kalojnë nëpër territorin e këtij shteti për të vazhduar drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka konfirmuar se gjatë dy muajve të fundit janë regjistruar 393 raste të emigrantëve, të cilët ilegalisht kanë tentuar të hyjnë në territorin e Maqedonisë. Ndërsa, sot në Shkup, është mbajtur një debat mbi temën “Përgjigje institucionale ndaj krizës së refugjatëve dhe lëvizjeve të përziera të migrantëve në Maqedoni”, organizuar nga organizata joqeveritare humanitare…
06 July Shumica parlamentare, vendimin e VMRO-DPMNE-së për të formuar 10 grupe parlamentare e ka vlerësuar si tendencë për bllokimin e reformave. Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Tomisllav Tuntev duke e akuzuar opozitën për dyfytyrësi, kërkoi që kjo e fundit të rishqyrtojë vendimin e marrë. Kjo nënkupton bllokim të reformave dhe pamundëson që qytetarët t’i pranojnë shërbimet dhe të mirat shtetërore. Me këtë bllokadë VMRO-DPMNE-ja vazhdon të qaset me dyfytyrësi, egoiste, papërgjegjshëm dhe në dëm të gjithë qytetarëve. Shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM do të bëj gjithçka që të mos pengohen reformat për të cilat votuan shumica e…
Ambasadori slloven në Shkup, Milam Jazbec, sot në Universitetit e Europës Juglindore në Shkup, ka bërë promovimin e librit të tij “Bazat e diplomacë”, në gjuhën shqipe. Në këtë libër, autori trajton tema të ndrshme rreth diplomacisë, duke filluar nga evolucioni i diplomacisëm, diplomacia politike ushtarake, mbrojtëse si dhe shumë tema të tjera rreth kësaj fushe. Gjithashtu, një theks të veçant në libër autori Milan Jazbec i ka kushtuar edhe diplomacisë dhe globalizmit. “Unë jam i kënaqur që libri ka dal në botimin e tretë në gjuhën shqipe. Pikat më të rëndësishme të përmbajtjes janë globalizmi dhe diplomacia, pastaj diplomacia…
Ilija Dimovski, Antonio Milloshoski, Daniella Rangellova, Panço Minov, Zoran Ilioski, Vlladanka Aviroviq, Dimitar Stevananxhija, Bllagica Llasovska, Dragan Danev dhe Dragan Cuklev janë deputetët e VMRO DPMNE-së që tani e tutje do të kenë mundësinë që bllokojnë çdo pikë të rendit të ditës në Kuvend pasi që të gjithë janë kryetar të grupeve parlamentare. VMRO DPMNE ka njoftuar kryetarin e Kuvendit se ata kanë formuar dhjetë grupe parlamentare me nga pesë deputet, dhe një me gjashtë, kështu që çdo kryetar i grupit të veçantë parlamentar do të ketë mundësi që të flasë nga 15 minuta në foltore. Do mund në çdo…
Qeveria e Maqedonisë prezantoi dje pjesën e parë të planit 3-6-9, i cili mban objektiva, parime dhe hapa konkret për realizimin e detyrimeve të ndërmarra në afat të shkurtër dhe të cilat duhet të zbatohen në 3 muajt e ardhshëm, ose deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Në fushën e zgjedhjeve: Në afat të shkurtër masat fokusohen në mbështetjen e KSHZ-së, për konsolidimin e saj të brendshëm dhe për forcimin e kapaciteteve të tyre në kontekst të përgatitjeve të zgjedhjeve lokale, duke përfshirë azhurimin e listës zgjedhore, trajnimin e administratës zgjedhore dhe të votuesve. – Nuk do të lejohet frikësim…
06 July Konkursi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Prokurorisë së Shkupit përfundon sot. Për mandat të ri prej katërvjeçar sërish ka konkurruar Gordana Geshkovska, e cila gjatë katër viteve të kaluara ishte në krye të këtij institucioni. Ajo për Alsat M nuk dinte të tregojë se kur do të ishte zgjedhja dhe kur Këshilli i Prokurorëve planifikon të thirr seancë. Geshkovska është e njohur për opinionin për rastet Monstra kur kërkoi burgim të përjetshëm për të akuzuarit. Ajo drejtonte rastin Merimenga kundër pronarit të televizionit A1 si dhe rastin për vdekjen e gazetarit Nikolla Mlladenov. Jozyrtarisht, Këshilli i…
06 July Gjykata Supreme nga Prokuroria Speciale ka kërkuar ta kompletojë kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë së lëndës “Talir.” Katica Janeva nga Gjykata më e lartë kërkon ta vlerësojë vendimin e Penales, i cili mori vendim se nuk ka kushte për ta “ngrirë” pallatin e bardhë dhe një pjesë të pronës së VMRO – DPMNE-së. PSP në afatin ligjor prej 18 muajve nuk arriti të ngre padi për rastin Talir, ku i dyshuari i parë ishte lideri i partisë Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë për veprën për pastrim parash dhe financim të paligjshëm të VMRO- DPMNE-së.…
Udhëkryqi i diskriminimit, ose Somalia. Kështu e quajnë banorët e lagjes me numër 15 në Hasanbeg, rrugën e cila lidh ata me fqinjët e tjerë të lagjes. Kjo për faktin sepse, sipas banorëve, infrastruktura dallon sipas etnitetit. Banorët thonë se në qoftë se je maqedonas, atëherë do të keshë edhe kanalizim edhe ujësjellës edhe asfalt e në të kundërtën, rrugët do të duken kështu. “Tek maqedonasit janë shtruar asfalt krejtë rrugët, ndërsa tek ne jo. Sikur e patë prej tek transformatori e teposhtë ne jemi si me thënë si në Somali jo si në Shkup të Maqedonisë” “Deri këtu vjen…

