Qeveria e Maqedonisë prezantoi dje pjesën e parë të planit 3-6-9, i cili mban objektiva, parime dhe hapa konkret për realizimin e detyrimeve të ndërmarra në afat të shkurtër dhe të cilat duhet të zbatohen në 3 muajt e ardhshëm, ose deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
Në fushën e zgjedhjeve:
Në afat të shkurtër masat fokusohen në mbështetjen e KSHZ-së, për konsolidimin e saj të brendshëm dhe për forcimin e kapaciteteve të tyre në kontekst të përgatitjeve të zgjedhjeve lokale, duke përfshirë azhurimin e listës zgjedhore, trajnimin e administratës zgjedhore dhe të votuesve.
– Nuk do të lejohet frikësim dhe presion ndaj administratës, nëse vërtetohen keqpërdorime, do të pasojë suspendim i personave udhëheqës
– Shkarkim i drejtorit të servisit publik, nëse në raportin e rradhës së OSBE/ODIHR konstatohet informim i pabalancuar gjatë procesit zgjedhor
– Ndalesë për shfrytëzimin e resurseve shtetërore nga ana e pjesmarrësve dhe kandidatëve gjatë periudhës zgjedhore
– KSHZ në bashkëpunim me MPB-në të vazhdojnë azhurimin e mëtejshëm të Listëz zgjedhore
Në fushën e punës së Parlamentit, Qeveria do të fokusohet në mbështetjen e plotë të të gjitha masave për kthimin e ambientit demokratik në këtë institucion, kjo nëpërmjet dialogut politik dhe bashkëpunimit me të gjitha partitë parlamentare, në veçanti me opozitën.
– Përforcim të llogaridhënies
– Elaborim i domosdoshëm I propozim ligjeve nga ana e Qeverisë në nivel ekspertësh para organeve të Kuvendit,
– Pjesmarrje e shoqërisë civile në punën e organeve punuese të Kuvendit
– Kthim I rolit thelbësor mbikqyrës I Komisionit për mbikqyrje ndaj punës së DSK-së dhe Agjencisë së Intelegjencës,
– Mbikqyrje e Komisionit për mbikëqyrje të zbatimit të masës së veçantë hetimore për ndjekjen e komunikimeve nga ana e MPB-së, Drejtorisë së policisë financiare, Drejtorisë Doganore dhe Ministrisë së Mbrojtjes.
– Riaktivizim I klubit të femrave dhe Komisionit të përhershëm anketues për të Drejtat e Njeriut,
– Rritja e rolit të opozitës në punën e Kuvendit përmes mundësimit të shumicës dhe udhëheqje të një numri të konsiderueshëm të komisioneve parlamentare.
Më pastaj në këtë plan thuhet se Qeveria do të bëjë gjithçka për të siguruar bashkëpunim me Presidentin e shtetit si dhe funksionim pa pengesë të të gjitha institucioneve shtetërore me respektim të plotë të obligimeve të definuara kushtetuese dhe ligjore.
Në fushën e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, siç thuhet në këtë plan, Qeveria është dakorduar për avancim të implementimit të elementeve legjislative
– Miratim i një propozim ligji për përdorimimin e gjuhëve nga ana e Qeverisë, i cili më tej do të dorëzohet për konsultime në Komisionin e Venedikut
Ndërkaq sipas planit, Qeveria do ta trajtojë shoqërinë civile si partner të barabartë dhe korrigjues të vendimeve të saj. Në fushën e mediave Qeveria do të ndërtojë partneritet me asociacionet dhe sektorin civil, me qëllim të lirimit të hapësirës mediatike nga çfarëdolloj ndikimi institucional apo individual, përfshirë këtu edhe varshmërinë financiare. Qeveria ndalon reklamimin komercial dhe do të përforcojë dhe profesionalizojë shërbimin radiodifuziv publik dhe do të hap për publikun e gjërë të gjitha informacionet me karakter publik.
Ndërkaq në afat të shkurtër, të mesëm dhe të gjatë, një nga prioritetet kyçe janë reformat e Administratës Publike. Ndërkaq në fushën e reformave gjyqësore, Qeveria ka pranuar vërejtjet dhe rekomandimet e Komisionit Evropian de të Këshillit të Evropës, me çka në afat të shkurtër, të mesëm dhe të gjatë, angazhohet për ndërtimin e një sistemi gjyqësor të pavarur, të paanshëm, profesional dhe efikas. Në afat të shkurtër Qeveria do të bëjë rishikim të plotë të Propozim Strategjisë për reformën e sistemit gjyqësor dhe të fillojë ndërtimin e një atmosfere të gjyqësorit të lire.
Qeveria po ashtu në listën e prioriteteve ka vendosur edhe reformat në shërbimet e sigurisë dhe intelegjencës, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupcionit, si dhe çështjen e migracionit.
Qëllimi I planit 3-6-9 është që të sigurohen argumente për Komisionin Evropian që ta largojë kushtëzimin në rekomandimin për bisedimet për pranim. Drejtimi i reformave del nga programi qeveritar, e cila i merr parasysh pikat e Marrëveshjes së Përzhinos, bisedimet nga Brukseli në raport me reformat urgjente prioritare, dhe raportet paraprake të Komisionit Evropian.
Ajnur Bafqari /SHENJA/

