Trëndafila në duart e qytetarëve dhe mesazhe kujtese për Çamërinë. Në Sheshin Skenderbe në Shkup, në kuadër të Muajit të Çamërisë, po zhvillohet një aktivitet simbolik që synon të rikthejë vëmendjen te historia, sakrifica dhe trashëgimia e shqiptarëve çamë, përmes së cilit organizatorët synojnë të përcjellin një mesazh kujtese, respekti dhe ndërgjegjësimi për një nga çështjet që vazhdon të mbetet pjesë e kujtesës kolektive shqiptare. Njëra prej aktivisteve që shpërndante trëndafilat, Albina Momçilla tha se ndihet shumë mirë që është pjesë e këtij organizimi si dhe theksoi se momentin kur qytetarët marrin trëndafilat ndihen shumë mirë dhe të gëzuar.
Sinkron: Albina Momçilla, aktiviste
“Këto trëndafila ne i shpërndajmë si simbol, të kujtojmë historinë e çamëve ku edhe këtu ka një scan që mund të hyni në faqen e tyre dhe të shikoni historinë e tyre, historinë e Çamëve dhe si gjërat kanë shkuar në të kaluarën. Ndihem shumë mirë dhe ndihem shum me fat që kam mundësinë që të përkujtoj këtë histori dhe kujtimin e gjenocidit dhe që kam mundësinë që të shpërndaj si simbol dhe që të përkujtojmë të gjithë historinë. Momentin kur ata marin trëndafilat njëher mendohen dhe pyesin për çka janë, neve ja shpjegojmë dhe ata ndjehen shumë mirë, dhe mendoj që me këta trëndafila ua përkujtojmë edhe historinë e çamëve dhe ata ndihen mirë kur ne i shpërndajmë”.
Po ashtu edhe një nga aktivistet që mori pjesë në shpërndarjen e trëndafilave, Husna Hasallari tha se reagimet e qytetarëve kanë qenë pozitive dhe se ky gjest i thjeshtë përcjell një mesazh të fortë kujtese dhe respekti për Çamërinë.
Husna Hasallari, aktiviste
“Kjo organizatë na ndihmon shumë dhe jam e gëzuar që mar pjesë, që t’i bëjmë të lumtur njerëzit dhe që të mos ta harojmë historinë, të shpërndajmë sa më shumë. Po qytetarët normalisht nuk e dinë se për çfarë arsye, ne ju japim trëndafila kur kalojnë dhe ju tregojmë se kjo është që tregon për historinë e Çamëve dhe normalisht çdokush gëzohet kur mer një trëndafil nga një i huaj dhe më shumë gëzohen kur e dinë se është për diçka më të veçantë që rikujtohet. Mesazhi im për të rrinjtë është që të mos ta harojnë të kaluarën dhe ta përcjellin sa më shumë tek të rrinjtë”.
Në përmbyllje të këtij aktiviteti simbolik në Sheshin Skënderbe, organizatorët nga Vizioni M dhe të rinjtë vazhduan shpërndarjen e trëndafilave për qytetarët, duke e kthyer këtë gjest të thjeshtë në një mesazh kujtese dhe respekti për historinë e shqiptarëve çamë. Aktiviteti u mbyll me thirrjen për ruajtjen e kujtesës historike dhe përcjelljen e saj te gjeneratat e reja, si një vlerë që nuk duhet harruar. Anida Murati /SHENJA/


