Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, në një konferencë për media, tha se kërkojnë nga Prokuroi Publik, Islam Abazi, që menjëher të hapë lëndë dhe t’i verifikojë të gjitha informacionet që lidhen me furnizimet publike, gardhet mbrojtëse dhe shumat milionëshe. Sipas Elmazit për shkak, se janë publikuar informacione skandaloze lidhur me punën e ish Drejtorit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi. Siç tha Elmazi, pretendohet se Rustemi ka ushtruar presion ndaj njërës prej kompanive më të mëdha evropiane për prodhimin e gardheve mbrojtës që e njëjta të mos marrë pjesë në tender të hapur në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku sipas Elmazit një kompani evropiane është shtyrë anash, ndërsa rruga iu është hapur një kompanie nga shteti serb.
MUHAMED ELMAZI, KRYETAR I KOMUNËS SË SARAJIT
“Nëse siguria e qytetarëve është vënë në pazare që një tender t’i takojë një kompanie serbe atëherë a duhet të presim tragjedi të reja si ajo e vendbanimit Llaskarcë, që institucionet më në fundë të zgjohen. Nëse Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit heshtë përballë këtyre informacioneve serioze atëher pyetja lindë vetëvetiu: Ae din Islam Abazi, se prokuroria duhet të veprojë sipas zërit publik apo i njejti pret të ndëgjojë se cfar do ti thotë Ali Ahmeti”.
Elmazi theksoi se nuk flitet për tender të zakonshëm por për eleminim konkurence, për favorizim firme, dhe shumë milionshe dhe me lojëra, me para të qytetarëve, dhe sipas tij më e rëndë është bërë se bëhet fjalë për gardhe mbrojtëse, që nuk janë zbukurime që vendosen në rrugë, por janë paisje që lidhen drejt me sigurinë e njerëzve.
Zebushe Ramadani /SHENJA/


