Rreth orës 13:30, në lagjen nr. 4 të Pogradecit, Renato Xhaja, 30 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti në banesë ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij, Bleona Xhaja, 28 vjeçe.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke shoqëruar 30-vjeçarin në Komisariatin e Policisë Pogradec, ndërsa ndaj tij po kryhen veprimet procedurale.
Sipas informacioneve paraprake, çifti jeton në Greqi dhe kishte ardhur për pushime pranë familjarëve të tyre në Pogradec.
Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, 28-vjeçarja po transportohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë me helikopter për mjekim të specializuar.


