Fundi i qershorit sjellë lajme të mira për shoferët e automjete, pasi Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur uljen e çmimeve të derivateve të naftës me një mesatare prej 6,61 për qind, krahasuar me vendimin e javës së kaluar. Çmimet e derivateve të naftës u rriten ndjeshmëm pas fillimit të luftës mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, madje duke filluar me shifra dy shifrore e për të vazhduar më pas edhe me rritje më të lehta, ndërsa sot kur lufta është ndërprerë, Komisioni ka vendosur që çmimi i dizelit të ulët për 7 denarë për litër, kurse i benzinës për katër denarë, të cilat do të hyjnë në fuqi nga mesnata.
Sipas KRRE-së, rënia vjen si rezultat i uljes së çmimeve referente në tregjet botërore, ku benzina është liruar për mbi 8 për qind, ndërsa nafta dhe vaji ekstra i lehtë kanë shënuar rënie prej më shumë se 12 për qind.
Me vendimin e ri, çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 do të shitet për 84 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 86 denarë për litër. Rënie më të madhe shënoi dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri, me çka dizeli do të shitet për 80,5 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për 79,5 denarë për litër.
Më lirë do të jetë edhe mazuti, çmimi i të cilit ulet për 3,932 denarë për kilogram dhe nga nesër do të kushtojë 42,291 denarë për kilogram.
Samir Mustafa /SHENJA/


