Policia e Maqedonisë ka bërë të ditur se po vazhdojnë përpjekjet e emigrantëve nga viset e prekura nga lufta në Lindjen e Mesme, që të kalojnë nëpër territorin e këtij shteti për të vazhduar drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka konfirmuar se gjatë dy muajve të fundit janë regjistruar 393 raste të emigrantëve, të cilët ilegalisht kanë tentuar të hyjnë në territorin e Maqedonisë.
Ndërsa, sot në Shkup, është mbajtur një debat mbi temën “Përgjigje institucionale ndaj krizës së refugjatëve dhe lëvizjeve të përziera të migrantëve në Maqedoni”, organizuar nga organizata joqeveritare humanitare “Legis”, në bashkëpunim me Mekanizmin Parandalues Nacional kundër torturës në institucionet e mbyllura, njësive organizative të Avokatit të Popullit, në Maqedoni, njofton Almakos.
Kryetarja e organizatës joqeveritare (OJQ)e cila kujdeset për emigrantët në Maqedoni “Legis”, Mersiha Smailoviç dhe përfaqësuesja e Avokatit të Popullit, Snezhana Jordanoska në diskutimin publik dërguan kërkesë deri tek institucionet shtetërore, te Ministria e Punëve të Brendshme, Kuvendi i Maqedonisë dhe Qeveria e Maqedonisë që të bëjnë ndryshime në ligjin për azil ku do të mundësohet hapje e kufijve për emigrantët.
Krahas ndryshimeve në ligj, ata kërkuan edhe hapje të kampeve të refugjatëve, pasi që siç edhe kanë treguar hulumtimet e tyre, se mbyllja e tyre ndikon negativisht në mirëqenien psikologjike dhe sociale të emigrantëve, veçanërisht të fëmijëve.
Në diskutim u tha se problemi më i madh që haset te personat të ikur nga vendet e luftës, kur arrijnë në ndonjë vend tjetër siç është Maqedonia ndeshen me ligjin për emigrantët. Ku edhe nuk siguron një ambient të përshtatshëm për mbrojtjen dhe qasjen në të drejtat e njeriut dhe drejtësisë. As edhe për të dhënat e dokumenteve ose regjistrimin që kalojnë transit, ku ky problem zgjerohet deri në atë pikë që ata të bëhen viktima të trafikantëve.
Mersiha Smailoviç i OJQ-së “Legis” në fjalën e saj vuri në dukje se shpesh herë ka reaguar për ndryshimin e ligjit, për azil.
“Ajo që më shumë pati reagim, ishin ndryshimet në prill të vitit 2016, me të cilën Kuvendi miratoi amendamente që janë të pamundur për refugjatët për të kërkuar azil dhe strehim në Maqedoni. Projekt-amendamentet janë dorëzuar në Qeveri në qershor 2016, por deri më sot nuk është vepruar “, tha Smailoviç, njofton Almakos.
Ndërsa Snezhana Teodosieva Jordanoska nga kabineti i Avokatit të Popullit tha se sipas hulumtimeve në treg konkludojnë se ushqimi për refugjatët është dhënë vetëm një herë në ditë, për të gjitha tre vakte dhe në fundjavë është ndarë një herë për dy ditë, e cila me të vërtetë është çnjerëzore. Sasia e ushqimit nuk është e përshtatshme, veçanërisht për fëmijët që kanë nevojë që të ketë një dietë të përshtatshme.
Ajo shtoi se Qendra për të huajt bën shkeljet më të mëdha të të drejtave të njeriut. Dhe se ka shumë parregullsi dhe kushte jo të përshtatur me standardet ndërkombëtare.
Legis filloi me zbatimin e projektit “Qasje deri te të drejtat e njeriut dhe mbrojrtja e grupeve të cënueshme njerëzore të njohura si refugjatë apo emigrant”, me mbështetje financiare nga Unitarian Universalist Service Committee”, të orientuar në mbështetje të rrethit hulumtues dhe të drejtave të njeriut. Për këtë qëllim, parashikohet zbatim të hulumtimit mbi gjendjen e qasjes në të drejtat dhe mbrojtjen e shkeljeve të të drejtave të njeriut, personave, të cilët konsiderohen si refugjatë apo migrant, pavarësisht nga statusi i tyre ligjor apo mënyra e qasjes në territorin e Republikës së Maqedonisë. Fokusi i përgjithshëm është popullata e përgjithshme, por me përqëndrim në grupet e cënueshme, siç janë gratë dhe fëmijët, thonë nga shoqata Legis, njofton Almakos.
D.K
Almakos.com

