Edhe në seancën e sotshme VMRO po vazhdon të taktizojë për të zvarritur punën e Kuvendit, duke synuar që të vonohet shqyrtimi i pikës së rendit të ditës për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski. Vet kryeprokurori nuk është i pranishëm në këtë seancë. Ndërkohë, deputetët e VMRO-së propozuan formimin e 10 grupeve paramentare me nga një koordinator. /SHENJA/
Author: almakos
Lëvizja BESA ka kërkuar përgjigje nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi përse deri tash nuk është shkarkuar anëtari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga radhët e PDSH-së, Bedredin Ibrahimi, të cilit i ka skaduar mandati. Në konferencën për gazetarë të mbajtur në Kuvend, deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli ka thënë se bazuar në rezultatet e fundit të zgjedhjeve atyre ju takon pozita që e mban Ibrahimi, raporton SHENJA. “Edhe pse BESA ka kërkuar përgjigje nga Xhaferi, ai veten e ka shpallur jokompetent për këtë çështje”, ka deklaruar Zendeli. Deputeti i Lëvizjes BESA kërkoi përgjigje publike nga Xhaferi se kujt…
06 July Vlerësimi mesatar i provimeve të maturës shtetërore për vitin shkollor 2016/2017 është 3,39, njoftoi Qendra Shtetërore e Provimit që sot i ka bërë publikë rezultatet. Rezultatet e provimeve sot janë publikuar edhe në shkolla si dhe në mënyrë elektronike në matura.gov.mk. Nota mesatare do të jetë përfundimtare pas afatit për parashtrimin e ankimimeve që do të zgjatin nga 6 deri në 10 korriku deri në orën 15:00. Për provimet në sesionin e provimit në qershor u paraqitën gjithsej 16.426 maturantë.
Avokati i Popullit kërkon më shumë kompetenca në mënyrë që të mund të jetë më efikas në punë. Ixhet Memeti u kërkoi deputetëve që të votojnë ndryshimet e nevojshme ligjore me të cilat ai do të ketë mundësi që të punësojë punonjës shtesë dhe do të ketë më shumë pavarësi financiare. Avokati i Popullit u ankua se nuk po zbatohen rekomandimet e PRIBE-së me çka puna e avokatit do të ketë më shumë peshë. Ai kujtoi se ka kërkuar qe përsonat ose institucionet që e pengojnë punën e tij të ndëshkohen, por kjo nuk po zbatohet. Përfundimi i Memetit para…
Federata Ruse ka vazhduar sanksionet ekonomike ndaj Shqipërisë dhe Malit të Zi deri në fund të vitit 2018, raporton Anadolu Agency (AA). Qeveria ruse me këtë ka vepruar sipas dekretit të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili më 30 qershor nënshkroi një dekret me të cilin vazhdohen sanksionet deri më 31 dhjetor të vitit 2018, një javë pasi liderët e BE-së morën vendim që të vazhdojnë sanksionet ndaj Rusisë deri në janar të vitit 2018. “Nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit 2018, vazhdohet ndalesa e importit në Rusi, të disa llojeve të caktuara të produkteve bujqësore,…
06 July “Alo Qeveria”, “mos luani me dinjitetin e arsimtarëve”, “pa arsim s`ka zhvillim”, këto ishin disa nga parullat që u shpalosën në protestën e sotme para komunës së Bogovinës, të organizuar nga Sindikata e Arsimtarëve dhe punëtorëve shkencorë për të shprehur pakënaqësinë për vonesën e zgjedhjes së kreut të ri të Komunës. Ata kanë përsëritur edhe një herë qëndrimin se inatet politike duhet të lihen anash nga këshilltarët, ndërkohë që kanë kërkuar ndihmë nga Qeveria për zgjidhjen e problemit. Ngërçi politik na ka shkaktuar probleme serioze neve arsimtarëve dhe administratës komunale, dhe shkollave nga mos pagesa e rrogave. Komfor…
Nuk do ndërtohen më objekte në stilin barok pa marrë paraprakisht leje nga komunat ku bëhet ndërtimi. Ky vendim është marrë sot nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë, duke shfuqizuar kështu nenin 50 të ligjit për planifikim urbanistik dhe hapësinor të qeverisë së mëhershme të Nikolla Gruevskit, e cila ua kishte marrë kompetencën komuanve për objektet që cilësohesin si në interes të shtetit. Kjo mundësoi realizimin e Projektit Shkupi 2014 dhe barokizimin e dhjetëra objekteve. Mes objekteve të cilat fillimisht kanë marrë fasadë baroku kanë qenë, Qendra Tregtare e Qytetit, Biblioteka Universitare e Qytetit dhe Opera dhe Baleti Maqedonas. Përfundimi i…
Gjykatëses Monika Bahçovanovska iu dhanë për vlerësim pesë akuza nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), megjithatë ajo do t’i vlerësojë vetëm rastet “Lëndina”, “Tifani”, “Titanik” dhe “Tortura”. Bahçovanovska ka kërkuar largimin e saj nga rastet “Total”dhe Trust”, në të cilët si të akuzuar janë Dragan Pavloviq Latas dhe Sead Koçan. Siç mëson Televizioni 24, shkaku që Bahçovanovska është tërhequr është se firma e Latasit “Total” ka pasur marrëveshje për reklamë me Lotarinë e Maqedonisë, ku drejtor i saj është burri i Bahçovanovskës, Vlladimir Bahçovanovski, funksionar i VMRO-DMPNE-së. Nga “Trust” ka kërkuar tërheqje për shkak se ka vendosur për ankesat e gjyqtarëve…
06 July Digjet përsëri deponia në Strugë. Në vendin e ngjarjes është dërguar një ekip nga Njësitit Territorial kundër Zjarrit nga Struga, ku për momentin po intervenojnë me një automjet për shuarjen e vatrës së zjarrit. Po ashtu është dërguar edhe një ekip nga Ndërmarrja Komunale Publike nga Struga që po ndihmojnë edhe ata për marrjen nën kontroll të zjarrit të ndezur mëngjesin e sotëm. Çështja e deponisë në Strugë vazhdon t’i shqetësojë struganët, pasi për të satën herë i vihet zjarri deponisë nga persona ende të panjohur.
Një tërmet i ri prej 4.0 shkallë sipas rihterit ka ndodhur rreht orës 11 e 12 minuta në rrethinen e Ohrit. Edhe gjatë natës që e lamë pas ka pasur një varg dridhjesh të vogla në këtë rajon që po përballet vazhdimisht me lëkundje të tokës. /SHENJA/
Ajo që shihet në foto duket si treg i pemëve dhe perimeve. Por, jo! Është njëri prej stacionëve të autobusëve në afërsi të Bit Pazarit. Sot në orët e paraditës, shumë prej shitësve e kanë zgjatur tregun nga hyrja e Bit Pazarit dhjetëra metra më poshtë në drejtim të Qendërs Mavrovasja, raporton SHENJA. Qytetarët e kanë pasur të vështirë të hyjnë e të dalin nga autobusët. Janë përballur me shitësit dhe blerësin që kanë zaptuar hapësirën e stacionit. E, më të së shumti janë nervozuar shoferët e autobusve, të cilët e kanë pasur vështirësi të ndalen. /SHENJA/
Përsëri digjet deponia në Strugë. Në vendin e ngjarjes është dërguar ekip i Njësitit territorial kundër zjarrit nga Struga, ku ka intervenuar me një automjet. Ekipe të Ndërmarrjes Komunale Publike nga Struga gjithashtu kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarrit. Çështja e deponisë në Strugë vazhdon t’i shqetësojë struganët, pasi për të satën herë i vihet zjarri deponisë nga persona ende të panjohur dhe jo të ndërgjegjshëm.

